“Veseli të na tregojë pse Rusia po shkon drejt njohjes së Kosovës”

Politika

“Veseli të na tregojë pse Rusia po shkon drejt njohjes së Kosovës”

Nga: G. B. Më: 21 janar 2019 Në ora: 12:01
Kadri Veseli

Rusia po shkon drejt njohjes së Republikës së Kosovës. Kështu ka deklaruar të premten kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, derisa komentoi vizitën e presidentit rus, Vladimir Putin së fundmi në Serbi.

“Ne jemi me Amerikën, fqinji jonë po pretendon me qenë mirë me partnerët tanë por po i hapë dyert Rusisë. Rusia është duke shkuar drejt njohjes së Kosovës. Kosova do të jetë në organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe po punojmë shumë. Opozita duhet t'iu bashkëngjitet proceseve”, ka thënë Veseli.

Image
Bajram Gecaj

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se njohja nga Serbia është shumë e rëndësishme, por që Kadri Veseli do të duhej të shpjegonte më shumë pse mendon kështu, ose ai ndoshta di diçka më shumë lidhur me këtë.

“Njohja nga ana e Rusisë është shumë e rëndësishme për Kosovën, nuk ka asnjë dilemë këtu. Megjithatë, kryetari i Kuvendit do të duhej të shpjegonte arsyet pse ai mendon se Rusia po shkon drejt njohjes, pasi që ai duket të jetë i vetmuar në këtë hipotezë të tij. Apo ndoshta ai di diçka më shumë se ne apo se ka lidhje të tilla me Rusinë që mund të na konfirmojë diçka të tillë”, është shprehur Bajram Gecaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat