Pyetja për Thaçin nga Jashari: Cilat punë bëheshin në terren o Hashim?

Politika

Pyetja për Thaçin nga Jashari: Cilat punë bëheshin në terren o Hashim?

Më: 21 janar 2019 Në ora: 21:55
Murat Jashari dhe Hashim Thaçi

Murat Jashari, vëllai i Ismetit – komandant “Kumanovës”, në vazhdimin e pyetjeve për Hashim Thaçin, e pyet këtë të fundit se cilat punë bëheshin në terren.

Gjithashtu, në vazhdën e këtyre pyetje, kryesisht Jashari pyet për Millosheviqin.

401. Natyrisht se nuk prishet shteti i Serbisë, me këto deklarata Rugova i ndihmonte shumë Millosheviqit apo jo?

402. Çka deklaronte Millosheviqi Holbrookut. A deklaronte edhe Rugova ?

403. Millosheviqi i kishte treguar Holbrookut se LDK ishte nën kontroll të fortë. Por kërkonte kohë për të infiltruar edhe UÇK, a është kështu apo jo ?

404. Millosheviqi lypte kohë për këtë pune ?

405. Qëllimi ishte infiltrimi i UÇK-së ???

406. Pas masakrave të Jasharëve, a u përhap kryengritja në gjithë territorin e Kosovës?

407. Kjo a i befasoj të gjithë diplomatët e huaj? Sepse kishin besuar informacioneve të serbëve: kinse rregullohet situata lehtë me disa familje dhe çdo gjë qetësohet.

408. Në këtë rast diplomatët Amerikan, a menduan se shërbimi serb i ka mashtruar duke thënë se janë pakicë, një grusht njerëzish?

409. Nuk kanë dal të vërteta fjalët e Millosheviqit dhe të Rugovës se UÇK është pakicë?

410. Sepse UÇK kishte një përkrahje nga e gjithë populli i Kosovës, radhët e UÇK a u rritën shumë shpejt?

411. Kur filluan masakrat në shumë vende Administrata Amerikane e Madeleine Albright kishte përgatitur vendimin për ta sulmuar Serbinë apo jo ?

412. Amerikanët për të stabilizuar situatën, dhe të forcuar pozitën e Rugovës i kontestuar politikisht në Kosovë kërkuan që të bëhen zgjedhjet e 22 mars 1998 ?

413. Sepse ishte gjithmonë opsioni i negociatave për ndërprerjen e luftës, apo jo ?

414. Albright kishte menduar të validoj një intervenim për të bombarduar Serbinë me 25 mars 1998 në samitin e ministrave të NATOs në Romë apo jo ?

415. Rugova për ta shpëtuar Serbinë nga bombardimet e NATOs çka bëri ?

416. A e dini ?

417. Më 23 mars 1998 ne ora 9 të mëngjesit dërgoj krahun e djathtë Fehmi Aganin për të firmosur protokoll marrëveshjen për arsim me ministrinë e arsimit të Serbisë !?

418. Me këtë marrëveshje Serbia, a shpëtoj nga bombardimet duke deklaruar u morëm veshë me shqiptarët?

419. Albright, a ishte irrituar nga kjo marrëveshje sepse e dinte që është bërë vetëm për të fituar kohë nga Serbia?

420. E njëjta marrëveshje për arsim, a e ndihmoj 2 here Serbinë: për heqjen e embargos dhe për evitimin e bombardimeve?

421. A është e çuditshme nga LDK që të nisë një person për të takuar ministrin e arsimit të Serbisë ?

422. Pse nuk e dërgoj ministrin për arsim të Republikës së Kosovës Muhamet Bicën ?

423. LDK deklaronte pandërprerë që respekton institucionet e Kosovës, po pse nuk i respektoj për këtë marrëveshje?

424. Nuk ka pasur kohe Muhamet Bicaj ?

425. Apo Rugova ishte frikuar se po bombardohet dërzhava ?

426. Ajo marrëveshje, a pretendon se Kosova është pjesë e Serbisë?

427. Pse LDK nuk i ka shpjeguar popullit këtë punë ?

428. Sipas marrëveshjes lirohen objektet shkollor ; dhe punëtorët e arsimit të Kosovës marrin pagat nga ministria e arsimit të Republikës së Serbisë, çka nënkupton kjo ?

429. A nënkupton se arsimi i Kosovës është pjes e arsimit të Serbisë ?

430. Me një anë, Rugova deklaronte pavarësi dhe në tjetrën anë firmoste marrëveshje (23/03/1998) ku pranon Serbinë si shtet dhe Kosovën si pjesë të sajë, a është kështu juridikisht ????

431. A janë dërguar ftesa 1998 nga Markoviqi, dhe Milutinoviqi për të biseduar për një Autonomi të gjerë ?

432. A ka prezantuar edhe Christopher Hill në bisedime për autonomi substanciale në 1998 ?

433. Rugova ishte për bisedime me Serbinë, por Rugova a kishte i thënë Christopher Hillit ? « populli, militantet dhe aktivistet janë kundër. »

434. Rugova a kishte thënë duhet të bisedohet më vonë Christopher Hill?

435. Ashtu edhe Holbrooku kishte thënë si Christopher Hill më vonë sepse janë duke u bërë disa punë në teren apo jo ?

436. Cilat punë bëheshin në terren o Hashim !?

437. Më duket puna jote ishte duke u bërë, apo jo ?

438. Puna e infiltrimit !

439. Ti në mars 1998, erdhe në Kosovë, apo jo ?

Për të evituar përhapjen e konfliktit, Richard Holbrook dhe Robert Gelbard janë munduar të shpëtojnë proceset duke aranzhuar takimin për bisedime rreth një autonomie Rugova/Millosheviq. (me dyer të mbyllura me 13 maj 1998, mund të lexoni associated press 13/05/1998)

440. Rugova nuk ishte peng i Millosheviqit apo jo?

441. Takimi Rugova/Millosheviq 1998 ishte organizuar nga Holbrooku apo jo?

442. Rugova, a vazhdonte punën e tij për të kontrolluar UÇK?

443. Rugova, a deklaronte më 20 qershor 1998 ( agjensia Reuter), UÇK duhet të jetë nën kontroll të partive politike ? (sepse partitë politike ishin nën kontroll të Serbisë).

444. Rugova, të njëjtën ditë a thoshte se anëtarët e UÇK duhet të jenë përgjegjës për veprimet e tyre ndaj forcave serbe ?

445. Kjo, a nënkupton arrestimin e djemve të UÇK?

446. Rugova, a e përmbylli fjalinë duke lajmëruar se duhet një marrëveshje ndërkombëtare dhe duhet të respektohet nga të gjithë por që duhet kohë !?

447. Sipas Djuro Cepic këshilltar i gjeneralit Lazareviq në Gjykaten Ndërkombëtare të Hages, ai a deklaronte se ishin duke bërë operacione speciale për të siguaruar terrenin në Kosovë vitin 1998?

448. A ishte ajo arsyeja, pse Serbia dhe Rugova kerkojshin kohë ?

449. Djuro Cepic a deklaronte që në vitin 1998 është punuar në aspektin e sigurisë, të shërbimit për të pasur bisedime të drejt për drejta me shqiptarët? (dokumenti 070302FE Fleta 10957 IYCT Ëolfgang Petrisch gjykata Hagës).

450. Intervista me 04/06/2012 e Momir Stojanoviq drejtor i VBA (ish KOS) Agjensia Ushtarake e Sigurisë pasues i Aca Tomiq nuk zbuloj sesi spiunët serbë ishin infiltruar në të gjitha organizatat e Kosovës të cilat kishin për qellim bashkimin kombëtar shqiptar, a është kështu apo jo ? (mund ta shikoni ne google 04/06/2012 TV Svet Plus)

 

Vazhdon..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat