Analisti politik: Marrëveshja me Serbinë nuk na siguron asgjë

Politika

Analisti politik: Marrëveshja me Serbinë nuk na siguron asgjë

Nga: N.H Më: 21 janar 2019 Në ora: 23:07
Hashim Thaçi, Federica Mogherini dhe Aleksandar Vuqiç

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për herë të parë e ka përmendur shkëmbimin e territoreve me Serbinë si pjesë e marrëveshjes finale.

I pari i shtetit të Kosovës ka thënë se do të ketë “shkëmbim territoresh” si pjesë të marrëveshjes gjithëpërfshirëse, që do të përfshinte edhe tema të tjera, si të pagjeturit, trashëgimia kulturore serbe në Kosovë, çështje të zhvillimit ekonomik si dhe “të gjitha çështjet që kanë mbetur të hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Ndërsa, lidhur me ketë, ka folur edhe njohësi i zhvillimeve politike në vend.

Analisti politik, Faik Krasniqi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se nuk e kupton hallin e kreut të shtetit, derisa përmend se në anën tjetër Serbisë nuk po i ngutet fare zgjidhja e kësaj çështje.

Sipas Krasniqit, nuk është e vërtetë që marrëveshja me Serbinë na siguron njohjen nga 5 shtetet e BE-së.

Image
Faik Krasniqi

“Nuk e kuptoj se fare halli ka presidenti Thaçi që i ka dhenë aq shumë zor që ta përmbyllë marrëveshjen me Serbinë, deri sa Serbisë nuk po i ngutet fare, edhe pse asaj marrëveshja me Kosovën ja përshpejton rrugën drejt anëtarësimit në BE. Kurse neve kjo marrëveshje me Serbinë nuk ka siguron asgjë. Nuk është e vërtetë që marrëveshja me Serbinë na siguron njohjen nga 5 shtetet e BE-së që akoma nuk na ka njohur, por as ulëse në OKB. Disa nga këto 5 shtete e kanë demantuar një gjë të tillë”, ka thënë Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

Ai nënvizon se nuk duhet të bëjmë marrëveshje që na heq një copë territori të shtetit, për hir të njohjes nga Serbia dhe pesë shtetet e BE-së.

“Nuk mund të bëjmë marrëveshje që na heq një copë territori të shtetit, për hir të njohjes nga Serbia dhe 5 shtetet e BE-së, dhe as për një ulëse në OKB. Por, nuk e kuptoj se çfarë halli ka presidenti Thaçi qe i ka dhënë kaq shumë zor. Ky njeri e ka një hall të madh”, ka thënë analisti politik, Faik Krasniqi, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat