Osmani: Politika e jashtme totalisht e çakorduar dhe jounike

Politika

Osmani: Politika e jashtme totalisht e çakorduar dhe jounike

Nga: Z.B. Më: 22 janar 2019 Në ora: 12:17
Vjosa Osmani

Deputetja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetare e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, nga radhët e LDK-së,  në një prononcim për “Bota sot”, ka theksuar se akterët institucionalë që kanë kompetenca në fushën e politikës së jashtme janë totalisht të çakorduar dhe jo unikë në qëndrimet që duhet t’i mbajnë dhe për prioritetet që duhet t’i kenë në politikën e jashtme.

“Pra nuk kanë pajtim as për dialogun, as për tarifën, as për raportet me miqtë tanë, as për agjendën bilaterale e as atë multilaterale. Të gjitha këto e dëmtojnë vendin, jo vetëm në raport me Serbinë, por në përgjithësi në arenën ndërkombëtare”, ka përfunduar kryetarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat