Marrëveshje që i heqë një copë territorit të shtetit, presidenti Thaçi ka një hall të madh

Politika

Marrëveshje që i heqë një copë territorit të shtetit, presidenti Thaçi ka një hall të madh

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 22 janar 2019 Në ora: 14:53
Hashim Thaçi dhe ekipi negociator

“Ngjan në naivitet politik derisa dëgjon Shpend Ahmetin që flet se dialogu po fillon nga pika zero, ndërsa Hashim Thaçi çdo ditë me deklaratat e tij thuajse e vizaton marrëveshjen përfundimtare duke përmendur çdoherë edhe korrigjimin e kufijve”, ka thënë Haxhi Avdyli, deputet i LDK-së.

Të panjohurat që ndërlidhen me idenë e ndryshimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila është proklamuar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, tashmë kanë filluar të sqarohet në vende të ndryshme të botës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për herë të parë e ka përmendur termin “korrigjim i kufijve” që për shumë kë po nënkupton edhe “shkëmbimin e territoreve”, me Serbinë si pjesë e marrëveshjes finale.

I pari i shtetit të Kosovës ka thënë se do të ketë “korrigjim kufijsh” si pjesë të marrëveshjes gjithëpërfshirëse, që do të përfshinte edhe tema të tjera, si të pagjeturit, trashëgimia kulturore serbe në Kosovë, çështje të zhvillimit ekonomik si dhe “të gjitha çështjet që kanë mbetur të hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

“Nuk është vetëm për të shkëmbyer territore, por edhe për shumë aspekte të tjera”, ka thënë Presidenti i Kosovës, për agjencinë austriake APA.

Opozita pas këtyre deklaratave të të parit të shtetit konsideron se presidenti Thaçi çdo ditë me deklaratat e tij thuajse po e vizaton marrëveshjen përfundimtare duke përmendur çdoherë edhe korrigjimin e kufijve.

Nga ana tjetër, njohësit e zhvillimeve politike përsërisin edhe një herë qëndrimi e tyre se nuk duhet që Kosova të bëjë një marrëveshje që i heq Kosovës një copë territori të shtetit, për hir të njohjes nga Serbia dhe pesë shtetet e BE-së, derisa edhe shprehin habinë për ngutin e të parit të shtetit për të cilën gjë kanë thënë kjo nguti na dërgon në një paqartësi të madhe.

Avdyli: Kësaj klase politike i ka humbur fija

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se e gjithë kjo që po zhvillohet ka të bëjë më një naivitet.

Sipas tij, presidenti i vendit çdo ditë me deklaratat e tij po e vizaton marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

Image
Haxhi Avdyli

“Ngjan në naivitet politik derisa dëgjon Shpend Ahmetin që flet se dialogu po fillon nga pika zero, ndërsa Hashim Thaçi çdo ditë me deklaratat e tij thuajse e vizaton marrëveshjen përfundimtare duke përmendur çdoherë edhe korrigjimin e kufijve”, ka thënë Avdyli.

Deputeti i partisë më të madhe opozitare me tej ka shtuar se klasës aktuale politike i ka humbur fija dhe askush nuk i jep llogari, dhe secili po vepron në kokë të vet.

“Kësaj klase politike i ka humbur fija dhe askush nuk i jep llogari askujt dhe po veprojnë secili në kokë të vet duke shkaktuar huti në opinion”, ka thënë në fund deputeti I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, për gazetën “Bota sot”.

Tahiri: Thaçi ka besim në Ekipin Negociator

Politologu i njohur në vend, Ramush Tahiri, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se deklarimet e tilla nga i pari i vendit po bëhen për shkak se ky i fundit ka besimin e ekipit negociator.

Ndër tjerash politologu ka treguar se presidenti Thaçi ka thënë se do e ndihmoj ekipin negociator në zgjidhjen e një marrëveshjeje.

Image
Ramush Tahiri

“Sigurisht ka shumë besim në Ekipin Shtetëror Negociator, të cilit ia ka dorëzuar materialin informues dhe sfondin e dialogut sigurisht edhe pritjet. Thaçi tha se do t’i ndihmojë Ekipit që të ketë sukses në arritjen e marrëveshjes”, ka thënë Tahiri.

Krasniqi: Ngutia e Thaçit drejt paqartësisë, presidenti në një hall të madh

 Ndërsa, analisti politik, Faik Krasniqi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se nuk e kupton hallin e kreut të shtetit, derisa përmend se në anën tjetër Serbisë nuk po i ngutet fare zgjidhja e kësaj çështje.

Sipas Krasniqit, nuk është e vërtetë që marrëveshja me Serbinë na siguron njohjen nga 5 shtetet e BE-së.

Image
Faik Krasniqi

“Nuk e kuptoj se fare halli ka presidenti Thaçi që i ka dhenë aq shumë zor që ta përmbyllë marrëveshjen me Serbinë, deri sa Serbisë nuk po i ngutet fare, edhe pse asaj marrëveshja me Kosovën ja përshpejton rrugën drejt anëtarësimit në BE. Kurse neve kjo marrëveshje me Serbinë nuk ka siguron asgjë. Nuk është e vërtetë që marrëveshja me Serbinë na siguron njohjen nga 5 shtetet e BE-së që akoma nuk na ka njohur, por as ulëse në OKB. Disa nga këto 5 shtete e kanë demantuar një gjë të tillë”, ka thënë Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

Analisti politik nënvizon se nuk duhet të bëjmë marrëveshje që na heq një copë territori të shtetit, për hir të njohjes nga Serbia dhe pesë shtetet e BE-së.

“Nuk mund të bëjmë marrëveshje që na heq një copë territori të shtetit, për hir të njohjes nga Serbia dhe 5 shtetet e BE-së, dhe as për një ulëse në OKB. Por, nuk e kuptoj se çfarë halli ka presidenti Thaçi qe i ka dhënë kaq shumë zor. Ky njeri e ka një hall të madh”, ka thënë analisti politik, Faik Krasniqi, për gazetën “Bota sot”.

Deklarata e presidentit serb: “Marrëveshja Kosovë-Serbi, 100 mijë vjet larg”

Ndryshe nga Thaçi, homologu i tij Vuçiq mendon se marrëveshja me Kosovën është 100 mijë vjet larg.

“Unë nuk guxoj të flas për një demarkacion të mundshëm me Kosovën që të dihet se çka është e jona dhe çka e tyre. Ne jemi 100 mijë vjet larg nga marrëveshja. Nuk ka Asociacion, ka taksë, e shihni se Prishtina është e gatshme për të luftuar”,  ka thënë ai.

“Vuçiq këto deklarata i ka bërë gjatë vizitës që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i bëri në Serbi, ku ndër tjerash ka theksuar se me Putinin do të diskutojë rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe se cila duhet të jetë zgjidhja në mes dy vendeve”, ka thënë .

Ndërsa, sa i përket taksës 100 për qind që ka vendosur Kosova ndaj mallrave serbe, ai ka thënë se edhe Shtetet e Bashkuara e kanë kuptuar që ky është vendim i dëmshëm prandaj edhe kanë reaguar.

“Rritja e tarifave mbi mallrat serbe ka ngrirë dialogun dhe kjo është më e keqja”, është shprehur ai.

Presidenti serb ka shtuar se nuk është koha që fëmijët serb të përjetojnë luftë por është nevoja për paqe dhe paqja nuk vjen vetvetiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat