Bajram Gecaj: Edhe ata që nuk lënë gjë pa i hënë Rugovës, po e pranojnë realitetin...

Politika

Bajram Gecaj: Edhe ata që nuk lënë gjë pa i hënë Rugovës, po e pranojnë realitetin...

Nga: D. B Më: 22 janar 2019 Në ora: 15:38
Bajram Gecaj

Ish-zëvendësministri në Qeverinë e kaluar, Bajram Gecaj, ka thënë se edhe ata që përkulen, edhe ata që nuk përkulen para varrit të presidentin Ibrahim Rugovës, edhe ata që e pranojnë, edhe ata që nuk e pranojnë, herët apo vonë do ta njohin realitetin e pa diskutueshëm sepse Dr. Ibrahim Rugova do të mbetet themeluesi i shtetit dhe Presidenti Historik i Republikës së Kosovës.

“Prandaj, edhe pse disa nuk kanë lënë gjë pa thënë dhe pa vepruar kundër Presidentit Rugova, kishte qenë mirë që më në fund po e pranojnë realitetin dhe po nderojnë individin më të meritueshëm për lirinë dhe pavarësinë të cilën e gëzojmë sot”, është shprehur ish-zëvendësministri në Qeverinë e kaluar, Bajram Gecaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat