“Hashim Thaçi ishte hasmi më i madh i Presidentit Rugova”

Politika

“Hashim Thaçi ishte hasmi më i madh i Presidentit Rugova”

Nga: D. B Më: 22 janar 2019 Në ora: 15:53
Hashim Thaçi dhe Ibrahim Rugova

Mërzia dhe urrejtja ndaj Presidentit Ibrahim Rugova ka ekzistuar gjithmonë si gjatë luftës ashtu edhe pas luftës.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike profesor Binak Maxharraj ku sipas tij, kjo urrejtje ishte prezentë sidomos tek të ashtuquajturit “Komandat” të luftës, të cilët në “emër të meritave të luftës” e rrëmbyen dhe e zaptuan pushtetin,  në të gjitha fushat e jetës.

Ai ka thënë për “Bota sot” se të tillët që 20 vjet po e plaçkitin , vjedhin nga të gjitha anët duke krijuar kështu pasuro enorme personale në dëm të popullit, i cili vazhdimisht po ligështohet dhe varfërohet deri në ikje nga shteti.

Image
Prof. dr. Binak Maxharraj

“Urrejtja ndaj Ibrahim Rugovës i ka zanafillat nga dy njerëz nga Adem Demaqi dhe Rexhep Qosja të cilët vazhdimisht lëshonin helm e ‘vnerë’ për Presidentin Ibrahim Rugova, të cilët e shanin dhe denigrojini publikisht kudo që mbërritshin, këtë e bëjnë edhe sot. E bëjnë këtë veprim edhe sot për shkak se Ibrahim Rugova me mençurinë dhe urtësinë e tij prej intelektualit e fitoj besimin e popullit, dhe e afroi atë afër vetës, me ç ‘rast fuqishëm i nxori nga jeta politike Adem Demaçin dhe Rexhep Qasjes”, ka thënë Maxharraj.

Sipas tij, rrugën e urrejtjes patologjike ndaj Ibrahim Rugovës e ndoqi edhe Hashim Thaçi sepse atë e shihte si kundërshtar politik.

“Hashim Thaçi ishte hasmi më i madh i Ibrahim Rugovës kishte urrejtje aq te madhe ndaj Rugovës të cilin gjatë luftës e ka quajte tradhtarë të kombit, dhe së për këtë do ta paguaj shumë shtrenjtë. Por edhe pas luftës u bënë disa tentim atentate ndaj tij. Kurse, kohë më parë në biografin e tij të porositur ai Rugovën e quan pijanec, frikacak  defetist, politikan pasiv, njeri i lodhur etj. Dhe tani pothuajse 13 vite pas vdekjes së Ibrahim Rugovës në Ditën e Presidentit Hashim Thaçi e bëri “befasinë” më të madhe duke e dekoruar Ibrahim Rugovën me Dekoratën Presidenciale. Në fjalën e tij neveritëse të rastit ai u morr duke i thirrë nëpër oda dhe vargje të Ibrahim Rugovës se gjëja ishte njeri i mençur, i urtë i cili tërë jetën ia kushtoj për Pavarësinë e Kosovës. Të gjitha këtij ai i bëri për marketing politik, dhe jo për ndonjë respekt që kishte ndaj Ibrahim Rugovës”, ka thënë Maxharraj.

Ai vlerëson se për presidentin e të gjitha kohërave Ibrahim Rugova, nuk ka nevojë të thuren lavde, nga kundërshtaret e tij politik, sepse e kishte popullin mbas vetes.

“Ibrahim Rugova  u lidhë me popullin në kohët më të vështira, e ndau atë shpirtërisht nga shovinizmi i Millosheviqit duke e organizuar paralel jetën politike me shqiptarë në të gjitha sferat e jetës. Ai është biri më i devotshëm i cili doli nga gjiri i popullit, e udhëheqë atë me mençuri. Populli atë e respektonte, ia jepte votën sa herë që kishte zgjedhje. Dhe mu për ketë arsye ai mbetet ikona më e çmueshme i popullit shqiptar, mbetet figura që kurrë nuk shuhet në mendjen e popullit. Me fjalë tjera Presidenti historik Ibrahim Rugova është vlerë kombëtare, të cilit edhe për së vdekuri po i rritet vlera gjithnjë e më shumë. Dhe sot 13 vjet pas shkuarjes së Presidentit Ibrahim Rugova në amshim, Hashim Thaçi dhe të tjerët e tregojnë hipokrizinë, poshtërsinë e tyre, të cilët gjoja në shenjë ”respekti” shkojnë si qyqanë dhe përkulen tek varri i tij në çdo përvjetor”, ka thënë profesor dr. Maxharraj.

Sipas tij, këta njerëz që vetëm ambalazhen e njeriut kanë, nuk shkuan tek varri i Presidentit Rugova, pse e deshën dhe e respektuan, por për tu bërë kishe e respektuan, pasi të tillët gjithmonë Rugovën e deshën të vdekur.

“Këta ta pafytyrë madje bënë edhe shumë atentate në të për ta vrarë Rugovën, por duhet kujtuar atyre të pabesëve se varri i Presidentit denigrohet, dhe poshtërohet kur aty përkulën hasmit e tij. Këta hasëm madje edhe kur përkulën në shpirt e kanë urrejtjen ndaj tij edhe për së vdekuri. Por me këtë veprim ata më shumë e poshtërojnë vetveten, fytyrën e tyre të pafytyrë, sesa që i bëjnë nder të madhit Rugova. Ata shkojnë aty për hesape të veta, shkojnë për vota politike dhe jo pse ndjejnë dhimbje për Presidentin Rugova. Mos të harrojmë një gjë, që Hashim Thaçi është i njohur për përkulje dhe ai dihet se u përkul edhe para përmendoreve serbe, për hesape të tij të ulëta, ani pse në ato përmendore shkruhet se këta i vranë terroristët shqiptar. E tash ky farë ”terroristi” ka fytyrë të shkojë dhe të përkulet tek viktimat e tij. Këtë veprim assesi nuk e bënë një njeri normal, dhe një njeri që i ka dy kokrra mend në kokë. Pra këtë veprim e bënë vetëm Hashim Thaçi, sepse  Alekasndër Vuçiqi nuk do të përkulej kurrë pranë përmendoreve apo lapidarëve të dëshmorëve shqiptarë që ranë në luftën e fundit në Kosovë. Jo sepse këtë veprim ia len Hashim Thaçit që ta bëj”, ka thënë profesor dr. Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat