Mehazi: Thaçi përkulet para varrit të Rugovës, sepse tani është nën lëkurën e Rugovës

Politika

Mehazi: Thaçi përkulet para varrit të Rugovës, sepse tani është nën lëkurën e Rugovës

Nga: D.B Më: 22 janar 2019 Në ora: 17:56
Hashim Thaçi para varrit të Presidentit Rugova

Njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi, ka thënë se Thaçi tani po e sheh se shumë më rëndë është politika paqësore e përhershme sesa lufta e përkohshme.

Profesor Mehazi shtron pyetjen, se si mos të përkulet Hashim Thaçi para varrit të Rugovës kur ai politikisht ua bëri gati Republikën e Kosovës komandantëve që e kritikonin ashpër, e një ndër më kritikuesit ishte vet Thaçi i cili përkulet tani.

Image
Sulejman Mehazi

“Thaçi tani e sheh se çfarë d.m.th. të jesh President paralel ndaj kasapit më të madh Millosheviqit. Ai përkulet para varrit të Rugovës, sepse tani është nën lëkurën e Rugovës, dhe pikërisht tani ai e sheh se Rugova kundërshtonte e sfidonte politikisht politikanin më të lig Millosheviqin. Thaçi tani e sheh se sa vështirë është dialogu politik me Vuçiqin e Daçiqin dhe me makinerinë vrastare te Millosheviqit. Tani, Thaçi e vëren se diplomacia politike është shumë më e rëndë sesa tyta e pushkëve, pasi UÇK-ja luftonte për të shmangur paramilitarët, ushtarët e policinë kriminele serbe, kurse politika e urtë e Rugovës luftonte për të përvetësuar diplomacinë Evropiane e Amerikane. Rugova nën okupimin total serb krijoi qeverinë paralele shqiptare në tërë territorin e Kosovës, kurse Thaçi President i Republikës legjitime të Kosovës, zyrtarisht e pranuar mbi 100 shtete, nuk po mundet të çlirohet assesi nga serbët e Mitrovicës”, është shprehur profesor Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat