Dorëheqja e Mitchell, Zogaj tregon ndikimin në raportin e Kosovës me Serbinë

Politika

Dorëheqja e Mitchell, Zogaj tregon ndikimin në raportin e Kosovës me Serbinë

Nga: G.B Më: 22 janar 2019 Në ora: 22:40
Wess Mitchell

Njeriu kryesor i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropë, Wess Mitchell ka dhënë dorëheqje.

Mitchell që ka shërbyer më së gjati në kohën e ish-sekretarit amerikan të Shtetit Rex Tillerson, ka qenë thellësisht i angazhuar për raportet Kosovë – Serbi dhe ka zhvilluar një sërë vizitash në Prishtinë e Beograd.

Washington Post shkruan se dorëheqja vjen në kohën kur janë vënë në pikëpyetje aleancat historike me Evropën, nga ana e presidentit Trump.

Image
Skënder Zogaj

Lidhur me dorëheqjen e tij dhe ndikimin që mund të ketë kjo dorëheqje për Kosovën dhe dialogun me Serbinë, njohësi i çështjeve politike, Skënder Zogaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” qëndrimet amerikane nuk varen nga individë që vijnë ose shkojnë, pasi janë të qëndrueshme.

“Qëndrimet amerikane ndaj Kosovës janë konstante, të qëndrueshme dhe afatgjata, kështu që, qëndrimi shtetëror amerikan nuk varet nga individët që vijnë ose shkojnë! Misionarët amerikanë janë shërbesat të detyrave të caktuara me të cilat ngarkohen dhe për to japin përgjegjësi të plotë zyrtare, kështu që, në politikën amerikane ka vijueshmëri të detyrave, aty ku e lë njëri e vazhdon tjetri”, është shprehur ai.

Ai thotë se nuk është mirë që të bëhet ndërrimi i shpeshtë i emisarëve, por nuk kemi arsye për shqetësime.

“Kjo do të ndodh edhe me dorëheqjen Wess Mitchellit nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili ishte person shumë i rëndësishëm në procesin final të zgjidhjes së raporteve Kosovë-Serbi! Normalisht që ndërrimi i shpeshtë i emisarëve nuk është fort i mirë, por, nuk kemi arsye shqetësimi, sepse, qëndrimi amerikan është këmbëngulës dhe tashmë i deklaruar botërisht se, është aleate e Kosovës dhe se, nuk heq dorë deri te zgjidhja përfundimtare! Shqetësim nuk ka, por pala kosovare duhet të kryejë detyrat e veta seriozisht”, ka deklaruar Skënderj Zogaj për “Bota sot”.

Mitchell do të largohet nga posti i tij më 15 shkurt. Ai e ka përkrahur në emër të qeverisë së tij krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat