Presheva e Bujanoci pajtohen me akademikun Daci: Duhet ta shfrytëzojmë këtë moment historik për ne - Bota Sot
Presheva e Bujanoci pajtohen me akademikun Daci: Duhet ta shfrytëzojmë këtë moment historik për ne

Politika

Presheva e Bujanoci pajtohen me akademikun Daci: Duhet ta shfrytëzojmë këtë moment historik për ne

Nga: Kushtrim Maliqi Më: 23 janar 2019 Në ora: 17:39
Harta e Kosovës

Në një intervistë ekskluzive të dhënë për “Bota Sot”, kryetari i ASHAK-së z. Nexhat Daci është shprehur i bindur dhe ka inkurajuar përfaqësuesit politik të Kosovës Lindore që të tregohen të matur dhe të dinë ti shfrytëzojnë përparësitë në mënyrë që në bisedime për zgjidhjen e çështjes Kosovës-Serbi, fituese të jetë edhe Kosova Lindore.

Këto deklarata, i kanë komentuar disa veprimtarë të këtyre komunave, ku përmes “Bota sot” kanë shprehur besimin e tyre të thellë se gjithçka që z. Daci ka thënë është e vërtetë dhe se e falënderojnë për mbështetjen dhe kontributin e dhënë në këtë proces.

Image
Lutfi Haziri

“Unë i besoj planit tim të paraqitur në Rezolutën e Kuvendit të Kosovës në 2013. Kjo Rezolutë njëherë njeh të drejtën e shprehur me referendum për bashkim me Kosovën dhe reciprocitetin në zgjidhjen e problemit të shqiptarëve në Lindje të Kosovës”, i ka thënë shkurtë gazetës “Bota sot” kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Image
Ragmi Mustafa

Ragmi Mustafa, kryetarë i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi i ka thënë gazetës tonë se beson janë në një moment të jashtëzakonshëm ku kërkohet kontributi i të gjithëve pa dallim.

“Këtë e ka mirëkuptuar një numër i konsideruar edhe i intelektualëve edhe i Akademikëve që po avokojne për një zgjidhje në të cilën është përfshirë edhe Lugina e Preshevës në kontekstin Kosovë-Serbi. Lugina e Preshevës do të jetë temë në tavolinën e Brukselit”.

Image
Lulzim Ibishi

Lulzim Ibishi, ish-komandant i UÇPMB-së, i cili ka vite që iu është privuar e drejta për ta vizituar vendlindjen (Preshevën), është shprehur i sigurt që bashkimi i atyre komunave me Kosovë do të ndodhë.

 “Jam i bindun që ky momentum do të shfrytëzohet, do të bisedohet për neve dhe do të merren parasysh kërkesat tona. Vlen të theksohet edhe ajo se, skeptikët që dyshojnë se Kosova përfiton diçka nga bashkimi i Kosovës Lindore, unë vetëm ia përmend korridorin 10, i cili do të ishte një arterie tepër e rëndësishme e cila do ta forconte shumë Kosovën ekonomikisht”, ka thënë ai.

Kurse, Nehat Hyseni thotë se, duhet me qenë të kujdesshëm në korrigjim të kufirit që të përfshihen tri komunat.

Image
Nehat Hyseni

“Shqiptarët e Luginës janë deklaruar për vullnetin e tyre për bashkim me Kosovë qysh në mars të vitit 1992, duhet të kemi kujdes që duke tentu ta zgjidhim një çështje, në këtë rast bashkimin e Kosovës Lindore, të mos hapim plagë të reja ndër shqiptarë në Ballkan. Duhet të jemi të kujdesshëm që në korrigjim të kufirit të përfshihen tria komunat, me mbi 1 200 kilometra katrorë. Dikush guxon ta vë në dyshim nëse do të ishte zgjidhje e mirë dhe në favor të Kosovës bashkimi i atyre komunave, unë i them se jo vetëm për Preshevën, por edhe për Kosovën e Shqipërinë, Presheva është një perlë, si në aspektin strategjikë kombëtarë ashtu edhe atë ekonomik”, është shprehur z. Nehat Hyseni, njohës i mirë i rrethanave politike në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...