Dorëheqja e njeriut kryesor të DASH-it për Evropë duhet të vë në alarm shqiptarët? - Bota Sot
Dorëheqja e njeriut kryesor të DASH-it për Evropë duhet të vë në alarm shqiptarët?

Politika

Dorëheqja e njeriut kryesor të DASH-it për Evropë duhet të vë në alarm shqiptarët?

Nga: Gresa Bajraktari Më: 23 janar 2019 Në ora: 23:05
Wess Mitchell

“Është fat që në Kosovë dhe Serbi janë dy ambasadorë të shkëlqyeshëm të SHBA-ve. Ata kuptojnë mirë po ashtu zhvillimet rajonale dhe ata mund të luajnë rol kritik në situatën që po zhvillohet, njerëz sikur që ambasadori amerikan në Maqedoni ishte absolutisht njeriu që shpëtoi Maqedoninë nga kthetrat e krimit të organizuar, korrupsionit dhe një luftë ndër-etnike të fuzionuar nga interesat gjeopolitike”, ka deklaruar Haki Abazi për “Bota sot”.

 

Njeriu kryesor i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropë, Wess Mitchell ka dhënë dorëheqje të martën.

Mitchell që ka shërbyer më së gjati në kohën e ish-sekretarit amerikan të Shtetit Rex Tillerson, ka qenë thellësisht i angazhuar për raportet Kosovë – Serbi dhe ka zhvilluar një sërë vizitash në Prishtinë e Beograd.

Washington Post shkruan se dorëheqja vjen në kohën kur janë vënë në pikëpyetje aleancat historike me Evropën, nga ana e presidentit Trump.

Mitchell do të largohet nga posti i tij më 15 shkurt. Ai e ka përkrahur në emër të qeverisë së tij krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Abazi: Mitchell e ka kuptuar mirë se cilat janë lojërat dhe ambiciet ruse në Evropën Qendrore dhe Juglindore

Lidhur me dorëheqjen e tij dhe ndikimin që mund të ketë kjo dorëheqje për Kosovën dhe dialogun me Serbinë, njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Mitchell ka luajtur rol të rëndësishëm duke qenë diplomat i vyeshëm.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni të enjten në gazetën kombëtare "Bota sot")

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...