Termi “çnjohje” i palogjikshëm dhe paradoksal, flet profesori i të Drejtës Ndërkombëtare

Politika

Termi “çnjohje” i palogjikshëm dhe paradoksal, flet profesori i të Drejtës Ndërkombëtare

Nga: E.K Më: 24 janar 2019 Në ora: 12:06
Flamuri i Kosovës, foto ilustrim

Kohëve të fundit ka filluar procesi i “çnjohjeve” për Republikën e Kosovës dhe akuzat për këtë janë drejtuar tek të gjitha palët. Në njërën anë pozita që akuzon Serbinë për propagandë të vazhdueshme kundër Kosovës dhe në anën tjetër opozita që po akuzon Diplomacinë e Kosovës që nuk po bën sa duhet për të ndalur propagandën e Serbisë.

Mirëpo a ekziston termi çnjohje në të Drejtën Ndërkombëtare, na përgjigjet profesori i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti.

Hoti thotë se në kuptimin teorik dhe praktik “çnjohja” nuk njihet nga e Drejta Ndërkombëtare. Përderisa njohja nënkupton formalizim të rrethanave dhe realitetit, është vërtetë e palogjikshme dhe paradoksale të ekzistojë “çnjohja”.

Image
Afrim Hoti

“Ndryshimi i marrëdhënieve në mes dy shteteve mund të shprehet në mënyra të ndryshme si: shkëputje të raporteve diplomatike, barriera në fusha të ndryshme apo edhe hyrje në luftë. Mirëpo assesi nuk mund të ketë “çnjohje”. Sepse po të ekzistonte një proces i tillë, çdo herë kur do të ketë tensione në mes dy shteteve, do ta përdornin këtë kartë. Përdorimi i kësaj karte do të shkaktonte destabilizim dhe tensione në mes shteteve” thekson Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat