Ja plani djallëzor i Rusisë dhe Serbisë në Ballkan

Politika

Ja plani djallëzor i Rusisë dhe Serbisë në Ballkan

Nga: D. B. Më: 24 janar 2019 Në ora: 19:14
Harta e Ballkanit

Sekretar i përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, ka thënë për “Bota sot” se BE-ja nuk duhet të përsëris gabimet që shtetet e fuqishme të saj i kanë bërë para luftës së dytë botërore, duke bërë kështu koncesione të shumta Gjermanisë dhe në fund asnjë koncesion nuk ka dhënë rezultate, përkundrazi janë kthyer si bumerang.

“Rusia dhe miku i saj i vetëm në këtë pjesë të Ballkanit Serbia, planet e tyre djallëzore për ndikim në këtë pjesë të Ballkanit i kanë pasur në programet e tyre shtetërore qysh nga shekulli i XIX-të dhe dihet botërisht që synimi i Serbisë ka qenë deti, pikërisht porti i Durrësit, kurse i Rusisë, Stambolli pikërisht ngushtica e Bosforit. Fuqitë e mëdha Evropiane e kanë evituar një gjë te tillë jo veç me diplomaci por edhe me luftë. Është i njohur fakti që në fillim të shekullit XX-të, vrulli i shteteve të reja me orientim pro rusë për gllabërimin e tokave shqiptare e kanë ndalur Austro-Hungaria dhe Gjermania, nga interesi që kishin për mos zgjerimin e mëtejmë të shteteve skllave në Ballkan”, ka thënë Makolli.

Ai ka thënë se, si rezultat i kësaj ka qenë edhe ndihma që ju është dhëne shqiptarëve nga Austro-Hungaria dhe Gjermania për shpalljen e shtetit të pavarur shqiptar me 1912.

Image
Vesel Makolli

“Mendoj se BE-ja nuk do të përsëris një gabim të bërë para luftës së dytë botërore, por do të vëjë vija të kuqe përtej të cilave nuk do të mund të kaloj Serbia dhe as Rusia. Në ditët e sotme është shumë më lehtë për BE -në, pasi që ka në krahë vendin që është sinonim i demokracisë dhe lirisë të SHBA-së e cila është njëherit edhe nun i shtetësisë së Kosovës, e cila në bashkëpunim edhe me demokracinë perëndimore ka investuar shumë në Kosovën që e kemi tani, shtet të pavarur dhe demokratik”, ka thënë Makolli.

Sipas tij, rrota e historisë asnjëherë nuk ecë mbrapa, andaj edhe nuk  do ti jepet asnjë koncesion Rusisë gjegjësisht Serbisë, por do t`i mbrojnë interesat legjitime të popullit shqiptar të Kosovës për një shtet të pavarur dhe demokratik, ku synim ky shekullor i shqiptarëve i paguar me shumë sakrifica njerëzore dhe materiale .

“Ndërgjegjja e demokracisë perëndimore nuk do të lejojë asnjë koncesion duke llogaritur golgotën thuajse biblike të Kosovës të përjetuar nga populli jonë në vitin 1999 nga terrori serb. Rusia do të tentojë të shfrytëzoj BREXIT duke menduar që BE-ja është dobësuar por, ne e pamë reagimin e menjëhershëm të Gjermanisë dhe Francës të cilët edhe pse kanë qenë në armiqësi me shekuj kanë bërë një afri me nënshkrimin e shumë marrëveshjeve unike, duke menduar edhe për bërjen e ushtrisë së BE-së. Është një gabim i madh që ne kemi bërë në të kaluarën dhe fatkeqësisht ka zëra edhe sot, të cilët apriori e kanë trajtuar Francën si shtet që nuk i përkrah shqiptarët, çka nuk është e vërtetë dhe duhet të lëmë anash folklorin i cili na ka sjell shumë dëme, por të punojmë dhe të veprojmë në mënyrë që ta përvetësojmë miqësinë e çdo shteti kyç të Evropës. Miqtë përfitohen dhe ruhen me punë, veprime dhe diplomaci të mirëfilltë si dhe me ndërtimin e shtetit funksional duke respektuar lirin dhe demokracinë . Por fatmirësisht duke ju falënderuar lëvizjes gjithë popullore paqësore të presidentit historik doktor Ibrahim Rugova, jemi pozicionuar drejt në konstalacionin e forcave botërore dhe i kemi treguar botës se jemi një popull liridashës, jemi për fqinjësi të mirë, pa i cenuar të drejtat dhe liritë e askujt”, ka thënë Makolli.

Ai konsideron se, demokracia perëndimore evropiane dhe SHBA-ja në këtë kontekst do të jenë fuqishëm në anën tonë dhe do të jetë e realizueshme, ëndrra shqiptare që në Kombet e Bashkuara të kemi dy karrige.

“Si garanci për këtë është edhe deklarata e presidentit Tramp i cili thotë se “ SHBA-ja do të përkrah marrëveshjen eventual shqiptaro- serbe, për zgjedhjen e problemit të Kosovës, por jo çfarëdo marrëveshje’’. Obligim i yni shtetëror dhe patriotik është, që t`i kryejmë "detyrat e shtëpisë", rreth funksionalizimit të shtetit duke i eliminuar të gjitha dukuritë negative, me çka edhe miqtë tanë ndërkombëtar do ta kenë më lehtë të na përkrahin në synimet tona të drejta dhe legjitime”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat