Njohësi i ekonomisë: Pa reciprocitet, nuk ka arsye për heqjen e taksës

Politika

Njohësi i ekonomisë: Pa reciprocitet, nuk ka arsye për heqjen e taksës

Nga: G.B Më: 24 janar 2019 Në ora: 20:00
Ilustrim

Ekipi nga Kosova sot ka qenë për vizitë në Bosnjë, për të biseduar për mundësinë e taksës.

Por, pavarësisht kërkesës ajo nuk është hequr.

Ndihmësministri i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnjë dhe Hercegovinës, Mithat Saliq, ka deklaruar se ekipi nga Kosova nuk kanë pranuar ta heqin taksën pa kusht dhe kështu kanë propozuar që Kosova të suspendojë për gjashtë muaj taksën 100 për qind për mallrat nga BeH dhe ndërkohë që institucionet përgjegjëse të bisedojnë për çështje kontestuese, por as kjo nuk është pranuar nga Kosova.

Image
Lekë Musa

Kosova për heqjen e taksës ka kërkuar që Bosnja ta njeh Kosovën si shtet, gjë të cilën Bosnja ka thënë se nuk mund ta bëjnë.

Se a ka vepruar drejtë Kosova që nuk e ka hequr taksën, njohësi i çështjeve të ekonomisë, Lekë Musa, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Kosova ka pasur plotësisht të drejtë dhe se nëse nuk ka reciprocitet, nuk ka arsye për heqjen e taksës.

“Atëherë plotësisht ka pasur të drejtë për mos heqjen e taksës. Ata do të duhej të gjenin problemin tek qeveria e tyre, e jo në Kosovë. Derisa nuk ka reciprocitet, atëherë nuk ka arsye për heqjen e taksës”, është shprehur Musa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat