Adem Salihaj e zbulon pazarin e Ramës me Vuçiqin: U takuan ku është qendra e rrezikshme ruse e spiunazhit - Bota Sot
Adem Salihaj e zbulon pazarin e Ramës me Vuçiqin: U takuan ku është qendra e rrezikshme ruse e spiunazhit

Politika

Adem Salihaj e zbulon pazarin e Ramës me Vuçiqin: U takuan ku është qendra e rrezikshme ruse e spiunazhit

Nga: N.Sh Më: 24 janar 2019 Në ora: 22:10
Aleksandër Vuçiq, Edi Rama

Ish-deputeti i Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, thotë se, dialogu i Kosovës me Serbinë, i zhvilluar në Bruksel, është kufizuar vetëm në ndarjen e Kosovës.

Salihaj pohon se, tema për ndarjen e Kosovës, ishte e vetmja temë në të gjitha takimet që pati presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiq.

“Dialogu me Serbinë degradoi dhe u kufizua në temën e vetme, pra në ndarjen e Kosovës. Në të gjitha takimet që pati Thaçi me Vuçiqin, e vetmja temë ishte ndarja e Kosovës. Në dialog interferoi edhe Edi Rama, edhe ai në shërbim të copëtimit të Kosovës”, thotë Salihaj për gazetën “Bota sot”.

Salihaj tregon se Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiqi kanë bë Pazar në Nish.

Image
Adem Salihaj

“Pazari i Edi Ramës me Vuçiqin u bë në Nish, ku gjendet qendra e rrezikshme ruse e spiunazhit. Fatkeqësia e Kosovës u rrit edhe për faktin se përfaqësuesja e BE-së, Mogherini ishte një përkrahëse e flaktë e Serbisë dhe e orientoi gjithë dialogun në favor të Serbisë” thotë Salihaj.

Ai tregon se, ka kërkuar nga partitë politike për eliminimin e Thaçit nga dialogu, pasi ende nuk ka kaluar rreziku për ndarjen e Kosovës.

“Unë kërkova në vazhdimësi nga partitë politike, përfshirë edhe PDK-në, që të eliminohet Thaçi nga dialogu, sepse ai po tentonte ta shkatërronte vetë themelin e shtetit të Kosovës. Sado që filluan të deklarohen kundër ideve të tij për ndarjen e Kosovës, ende nuk ka kaluar ky rrezik i madh”, potencon Adem Salihaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...