Ajdini i bindur se Kosova Lindorë do të bashkohet me Kosovën

Politika

Ajdini i bindur se Kosova Lindorë do të bashkohet me Kosovën

Nga: K.M. Më: 25 janar 2019 Në ora: 11:43
Granit Ajdini

Granit Ajdini Phd. Ass i mardhënieve me publikun është shprehur i bindur që edhe përkundër kundërshtimeve, marrëveshja do të arrihet dhe se tri komunat në lindje të Kosovës, do t`i bashkëngjiten Republikës së Kosovës.

“Mendoj që kjo temë nuk kishte guxuar të hapet, po të mos ishte inicimi i partnerëve ndërkombëtarë. Kosova, deri tani akuzohet për status quon dhe ne momentin kur po synohet të dilet nga kjo status quo, kjo ide po kundërshtohet. Këtu po e kundërshtojnë vetëm ata që e kritikonin status quon. Nëse ndalemi e shohim marrëveshjen me Malin e Zi, emrin e Maqedonisë, atëherë e shohim që kjo marrëveshje ka me u arritë, deshën s’deshën politikanët që po bëjnë zhurmë për populizëm”, është shprehur Ajdini për “Bota Sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat