Mehmeti: Në historikun e Kosovës Lindore, moment më të rëndësishëm nuk ka pasur se...

Politika

Mehmeti: Në historikun e Kosovës Lindore, moment më të rëndësishëm nuk ka pasur se...

Nga: K.M. Më: 25 janar 2019 Në ora: 13:30
Enver Mehmeti

Enver Mehmeti, zëvendës kryetarë i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, i ka thënë gazetës “Bota Sot” se përveç komunave shqiptare në atë anë  që përfitojnë nga një marrëveshje e cila i integron brenda kufijve të Republikës së Kosovës, përfiton edhe vetë Kosova, pasi i hapen rrugët e anëtarësimit nëpër organizata të rëndësishme ndërkombëtare.

“Republika e Kosovës deri më tani rrugëtimin e saj e ka bërë në partneritet të ngushtë me SHBA-të dhe me shtetet kryesore bartëse të politikës së BE-së, njëri nga kriteret për integrim në BE është edhe fqinjësia e mirë. Të gjithë e dimë se pafundësisht nuk mund të vazhdohet kështu duke u penguar nga Serbia dhe se për të vazhduar integrimi duhet të arrihet paqja me qellim afatgjatë. Në historikun e Kosovës Lindore, moment më të rëndësishëm nuk ka pasur me një ndërkombëtarizim aq të lartë të kësaj çështja deri te presidenti amerikan që kërkoi të arrihet marrëveshje paqeje”, ka nënvizuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat