"Gjykata ka marr dosje më herët nga koha e UNMIK-ut dhe kohës së Tribunalit të Hagës"

Politika

"Gjykata ka marr dosje më herët nga koha e UNMIK-ut dhe kohës së Tribunalit të Hagës"

Nga: A.M Më: 25 janar 2019 Në ora: 15:33
Blerim Burjani

Kurse, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani ka thënë për “Bota sot” se Gjykata Speciale është në fazën e intervestimit dhe se nuk pret që të ngritën aktakuza deri në stinën e verës.

“Gjykata Speciale është në fazën fillestare të funksionimit, pra, është periudhe që vlerëson vet për intervistimet, kjo punë është e gjatë, mund të ndodh që deri verës mos të ndodhë asnjë aktakuzë e ngritur”, deklaron ai për “Bota sot”.

Më tej, Burjani është shprehur se Gjykata Speciale ka marrë dosje nga koha e UNMIK-ut dhe koha së Tribunalit të Hagës.

“Përkundër asaj se kjo Gjykatë ka marr dosje më herët nga koha e UNMIK-ut dhe kohës së Tribunalit të Hagës, por megjithatë gjykata vlerëson momentin se kur do te ngrit aktakuzat për vepra penale. Gjykata Speciale  në fazën e dytë  ngrit aktakuza dhe faza e tret organizimi i proceseve gjyqësore dhe faza e fundit shqiptimi aktgjykimit dënues ose lirues”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat