Qasja amerikane në Ballkan shkëput ndikimin rus

Politika

Qasja amerikane në Ballkan shkëput ndikimin rus

Nga: D. B Më: 25 janar 2019 Në ora: 15:41
Harta e Ballkanit

Kosova, është e izoluar dhe përveç se i kërkohet që të heqë taksën dhe tolerojë Serbinë, kritikohet vazhdimisht për çdo veprim që vendos shtetësinë e saj, madje edhe atëherë kur dëshiron që të krijoj një ushtri të vogël me armatim të lehtë.

Por, nga ana tjetër  Serbia lejohet që të blejë aeroplanë ushtarakë nga Rusia pa as të vetmin problem.

Armend Halimi, njohës i çështjeve të sigurisë ka thënë se sado që problemet Kosovë-Serbi duken lokale, megjithatë, në këtë çështje ndeshën politikat apo interesat e dy fuqive botërore, siç janë SHBA dhe Rusi.

“Fatkeqësisht në këtë mes Kosova për qëllimet e të dyjave këtyre gjendet nën presion. Nga qasja ruse nuk pritet tjetër qëndrim, veç se ai që është identik me Serbinë, por ne na duket sikurse e papranishme qasja e trysnisë nga miku dhe aleati kryesor i jonë. Dhe jo vetëm kaq, por edhe e gjithë fatit të kombit shqiptare, siç është Amerika. Qasja Amerikane me kërkesat apo nëse mund të themi trysninë ndaj vendit ton për tolerancë dhe politike fluide, nuk është gjë më shumë se përpjekje e politikës amerikane për tu parë e paanueshme, dhe si e tillë e pranueshme me shtrirje të gjerë për vendosjen e rendit botëror, si fuqi që ndanë drejtësinë, duke u bërë njëherit ombrellë e çdo vendi ku gjejnë strehë shqetësimet e tyre. Fare në fund, qasja e tillë ndaj Ballkanit, e pa na kursyer edhe ne është pra me të vetmin qëllim, shkëputjen e ndikimit rus ndaj këtij rajoni, njëherit ndaj Serbisë, e që kjo e fundit pra të merr orientim euroatlantik”, ka thënë njohësi i çështjeve të sigurisë Armend Halimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat