Haradinajt e Thaçit u bëhet thirrje të mos i mashtrojnë qytetarët për liberalizimin e vizave

Politika

Haradinajt e Thaçit u bëhet thirrje të mos i mashtrojnë qytetarët për liberalizimin e vizave

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 25 janar 2019 Në ora: 20:26
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj; foto ilustrim nga Bota sot

Si çdo fillim vit tjetër, edhe viti 2019 ka filluar më premtimin për liberalizimin e vizave. Kësaj radhe nuk është i pari i qeverisë së Kosovës, por një premtim i tillë ka ardhur nga kreu i vendit. 

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se në Forumin Ekonomik të Davosit është takuar me Komisionarin për zgjerim, Johannes Hahn, dhe kanë rënë në konkludim të përbashkët se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe standardet për heqjen e regjimit të vizave nga Bashkimi Evropian.

 “Me Komisionarin Johanes Hahn, diskutuam për çështjen e liberalizimit të vizave dhe ishte konkludim i përbashkët që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe standardet”.

“Unë dua të shpresoj se pavarësisht rezervave që kanë disa shtete anëtare të BE-së, në qershor do ta kemi vendimin nga BE-ja për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë ndër tjerash presidenti Hashim Thaçi. 

Kurse, Kryeministri Haradinaj, ka thënë se muaji i qershorit është mundësi për liberalizim të vizave, duke shtuar se presidenti Thaçi ka të drejtë.

“Sa i përket liberalizimit, presidenti ka të drejtë, qershori është opsion real, por jemi marr vesh mos me fol shumë. Unë pres edhe më herët të ndodhë, pasi shumë gjëra kanë ndryshuar pas qëndrimit të Berlinit”, ka thënë Haradinaj.

Lidhur me ketë çështje, opozita konsideron se është e vështirë të parashikohet me saktësi afati se kur do të ndodhë liberalizimi.

Ndërsa, njohësit e integrimeve kanë thënë se institucionet e Kosovës nuk duhet të përmendin datat rreth çështjes së liberalizimit të vizave, pasi që sipas tyre, në vend të kësaj duhet të fokusim në vazhdimin e përmbushjes së të gjitha 95 kritereve që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në gazetën kombëtare "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat