Murat Jashari: Mbi 30 oficer të UDB, KOS, MUP janë propozuar nga Beogradi dhe janë pranuar në AKI

Politika

Murat Jashari: Mbi 30 oficer të UDB, KOS, MUP janë propozuar nga Beogradi dhe janë pranuar në AKI

Më: 26 janar 2019 Në ora: 08:33
Murat Jashari

Vëllai i Ismet Jasharit – komandant “Kumanovës”, Murat Jashari nëpërmjet një letre publike drejtuar Hashim Thaçit, i thotë se pse nuk i ka tregu popullit se kufijtë e jashtë të Kosovës janë të Serbisë?

Ai e pyet se, “pse nuk i tregon popullit se pa pranuar Serbia në fund vijat kufitare të jashtëm të krahinës ose të Republikës së Kosovës nuk regjistrohen në OKB?”

“Pse nuk i tregon popullit se kufiri Kosovë/Serbi nuk është kufi? Pse e gënjen popullin? Pse nuk i tregon popullit se në Autonomi kufijtë janë kufi administrativë? Pse nuk i tregon popullit se kufijtë e Jashtëm të Autonomisë janë të Shtetit të Serbisë? Pse nuk i tregon se ti pranove këtë Autonomi në kuadër të Shtetit të Serbisë? Pse nuk i tregon popullit se është vetëm një vi administrative në mes të pushtetit lokal të Kosovës dhe pushtetit qendror të Beogradit?”, pyet Jashari.

Ai thotë se, Kosova mund të quhet regjion, krahinë, kanton apo republikë por është një njësi administrative të vetëqeverisjes ose një autonomi në kuadër të Serbisë.

“Pse nuk i tregon realitetin popullit??? Kjo Z. Thaçi, a është tradhti?”, pyet tutje Jashari.

Jashari e pyet edhe për AKI ku thotë se është ën duar të Serbisë.

“Mbi 30 oficer me eksperiencë të UDB, KOS, MUP janë propozuar nga Beogradi dhe janë të pranuar në krye të AKI? Kur dihet se ka edhe punonjës serb në AKI? Në AKI, përveç oficerë të UDB, KOS, MUP paska edhe serb?

“Çfarë shërbim sekret ka Kosova kur shumica e shërbimit është nën kontroll të serbofilave? Çka duhet të mendojmë si popull? Shërbimi sekret i Serbisë kontrollon shërbimin sekret të Kosovës? A gjason kjo sikur në vitet ’80-ta?”, pyet tutje Jashari.

Lexojeni vazhdimin e pyetjeve të Murat Jsharit:

651. Gjithë këto marrëveshje janë për mos ndryshimin e kufijve të shteteve ekzistuese, a është kështu?

652. Cili shtet është ekzistues në këtë rast?

653. A është Serbia apo Kosova?

654. A është Serbia ekzistuese në OKB?

655. A do të thotë kjo, që keni pranuar një Autonomi jo vetëm për 3 vjet, por një autonomi të përhershëm!!!????

656. Si është e mundur Pavarësia dhe marrëveshja e Helsinkit?

657. Helsinku pranon vetëm shtetet ekzistuese në OKB me kufij të vetë ndërkombëtar, a është kështu?

658. A është kjo arsyeja, pse OKB nuk regjistroj më 26 shkurt 2011 kufirin Kosovë/Maqedoni pas bisedimeve dy palëshe, komisionit Prishtinë/Shkup?

659. Pse s’janë regjistruar?

660. Pse nuk i tregon popullit se kufijtë e jashtëm të Kosovës janë të Serbisë?

661. Pse nuk i tregon popullit që jeni duke biseduar çështjen e kufirit Kosovë/ Maqedoni dhe Kosovë/Mal të Zi?

662. Pse nuk i tregon popullit se pa pranuar Serbia në fund vijat kufitare të jashtëm të krahinës ose të Republikës së Kosovës nuk regjistrohen në OKB?

663. Pse nuk i tregon popullit se kufiri Kosovë/Serbi nuk është kufi?

664. Pse e gënjen popullin?

665. Pse nuk i tregon popullit se në Autonomi kufijtë janë kufi administrativë?

666. Pse nuk i tregon popullit se kufijtë e Jashtëm të Autonomisë janë të Shtetit të Serbisë?

667. Pse nuk i tregon se ti pranove këtë Autonomi në kuadër të Shtetit të Serbisë?

668. Pse nuk i tregon popullit se është vetëm një vi administrative në mes të pushtetit lokal të Kosovës dhe pushtetit qendror të Beogradit?

669. Kosova mund të quhet regjion, krahinë, kanton apo republikë por është një njësi administrative të vetëqeverisjes ose një autonomi në kuadër të Serbisë.

670. Pse nuk i tregon realitetin popullit???

671. Kjo Z. Thaçi, a është tradhti?

672. Çka është pranuar tjetër në Rambuje?

673. A është pranuar të grumbullohen informacione për të burgosur luftëtarët e UÇK?

674. A është pranuar likuidimi i patriotëve dhe pengesave për Autonomin?

675. A është pranuar që Serbia t’i mbikëqyrë këto procese?

676. Neni II, 13, i, në masat e ndërtimit të besimit a pranohet një përfaqësues serb në çdo komponent të sigurisë, policisë, doganave dhe të drejtësisë për kontrollimin e zbatimit të ligjeve?

677. Kjo është pranuar në Rambuje në vitin 1999, apo jo Hashim?

678. Pse kjo sot realizohet dhe veprohet në Kosovë në vitin 2012???????

679. A do të thotë kjo se çka jeni marrë veshë në Rambuje, sot e aplikoni??????

680. Sot, për këtë mbikëqyrje serbe në FSK a është n°3 Slavisa Filipoviq?

681. Sot, për këtë mbikëqyrje serbe në Ministri të Punëve të Brendshëm a është n°3 Sasha Rashiq?

682. Sot, për këtë mbikëqyrje serbe në Polici të Kosovës a është n°2 Dejan Jankoviq?

683. Sot, a zgjidhet zëvendëskryetar i gjykatës kushtetues të Kosovës Cukaloviq?

684. Për shërbimin sekret të Kosovës AKI duhet të ketë, por nuk është publike!

685. Shërbimi sekret i Kosovës AKI është në duar të Serbisë ?

686. Mbi 30 oficer me eksperiencë të UDB, KOS, MUP janë propozuar nga Beogradi dhe janë të pranuar në krye të AKI?

687. Kur dihet se ka edhe punonjës serb në AKI?

688. Aneksi VIII, neni 4, shërbimet e inteligjencës të planit të Ahtisarit parashikon që AKI të jetë agjension profesional dhe shumë ETNIK, apo jo?

689. Në AKI, përveç oficerë të UDB, KOS, MUP paska edhe serb????

690. Çfarë shërbim sekret ka Kosova kur shumica e shërbimit është nën kontroll të serbofilave?

691. Çka duhet të mendojmë si popull?

692. Shërbimi sekret i Serbisë kontrollon shërbimin sekret të Kosovës?

693. A gjason kjo sikur në vitet ’80-ta?

694. UDB e Krahinës së Kosovës në Prishtinë dhe UDB Federale në Beograd.

695. Edhe atëherë Beogradi bënte propozime për stafin e UDB në Prishtinë.

696. Pse sot në 2012, vijnë policë serb të MUP-it nga Rashka, Nishi, Vranja dhe punojnë në policinë e Kosovës në Prishtinë??? (25 shkurt 2012 zhurnal Daçiq)

697. Çfarë roli kanë serbët e MUP-it të Serbisë në polici të Kosovës?

698. Pse vijnë për çdo ditë nga MUP-i i Serbisë në stacionin policor të Prishtinës???

699. A mund t’i tregosh popullit o Hashim?

700. A është kjo kontroll e Serbisë mbi organet e Sigurisë të Kosovës?

Vazhdon..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat