Gecaj kërkon nga Qeveria të ketë kujdes me SHBA-në        

Politika

Gecaj kërkon nga Qeveria të ketë kujdes me SHBA-në        

Nga: A.M. Më: 26 janar 2019 Në ora: 20:05
Bajram Gecaj

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se asgjë nuk mund të jetë më e rëndësishme se marrëdhënia e Kosovës më Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu, ai ka apeluar tek zyrtarët e Qeverisë së Kosovës që të jenë të kujdesshëm.

“Nuk ka asnjë mase dhe asnjë individ në Kosovë të jetë më i rëndësishëm se marrëdhënia jonë me SHBA-të. Këta qeveritare duhet të jenë shumë të kujdesshëm në këtë, sepse edhe nëse ua falim ne, nuk ua fal populli i Kosovës”, ka potencuar Gecaj për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka ritheksuar qëndrimin e LDK-së për taksën, si dhe ka kërkuar që marrëdhëniet e Kosovës me miqtë të mbesin të të padëmtuara.

“Prandaj, ne u themi qeveritareve se LDK është në favor të tarifës, ju inkurajon ta mbani fjalën, por qe edhe marrëdhëniet me miqtë tone të dëshmuar të mbesin të padëmtuara”, ka përfunduar Gecaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat