Kryeziu: Partneriteti me SHBA-në duhet të ruhet me shumë kujdes

Politika

Kryeziu: Partneriteti me SHBA-në duhet të ruhet me shumë kujdes

Nga: A.M. Më: 27 janar 2019 Në ora: 15:30
Taulant Kryeziu

Kryetari i Bordit të Institutit EPIK, Taulant Kryeziu, konsideron se Qeveria e Kosovës, është dashur ta ketë një analizë më gjithëpërfshirëse  sa i përket vendosjes së barrierave ndaj Serbisë.

Kryeziu në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka rikujtuar se tarifa 100% ndaj mallrave  serbe është marrë si vendim për kundërpërgjigje ndaj agresivitetit të  Serbisë.

“Çështja e vendimit për vendosjen e barrierës tarifore 100% ndaj mallrave serbe, është një vendim politik i qeverise që vije si kundërpërgjigje ndaj  agresivitetit serb në drejtim të rrënimit të subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Mirëpo sipas tij, qeveria është dashur ta analizojë këtë çështje në mënyrë më të holluar.

Për më tepër, Kryeziu ka thënë se, partneriteti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të ruhet më shumë kujdes.

“ Mbase qeveria është dashur të ketë një analizë më të gjatë me të holluar me gjithëpërfshirëse, e që nënkupton vendosjen e barrierave jo tarifore siç do ishte reciprociteti plotë ku çdo mall serb që nuk respekton denominimin kushtetutës të Kosovës, pra emrin e saj Republika e Kosovës të mos jetë pjesë e tregut tonë. Gjithsesi partneriteti jonë me ShBA dhe duhet të ruhet me shumë  kujdes”, ka përfunduar Kryeziu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat