Deputeti i LDK-së: Qeveria i ka anashkaluar të gjitha kërkesat rreth taksës

Politika

Deputeti i LDK-së: Qeveria i ka anashkaluar të gjitha kërkesat rreth taksës

Nga: N.H Më: 27 janar 2019 Në ora: 22:23
Ramiz Kelmendi

Ekipi negociator i Kosovës takohet të martën në Bruksel, me të ngarkuarën e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini.

Grupi negociator i Kosovës, që kryesohet nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, udhëton në Bruksel për herë të dytë që nga mandatimi i tij në Kuvendin e Kosovës, në nëntor të vitit të shkuar, me gjithë kundërshtimin e partive opozitare.

Deputeti i partisë më të madhë opozitarë, Ramiz Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se nuk pret që çështja e taksës të martën të jetë temë diskutimi në Bruksel.

Sipas deputetit të LDK-së, kërkesat e vazhdueshme nga bashkësia ndërkombëtare rreth heqjes së taksës, qeveria aktuale i ka anashkaluar dhe nuk nuk i ka marrur si kërkesa serioze.

“Nuk besoj se taksa do të jetë temë diskutimi nga ky ekip negociator, për arsye se Qeveria Haradinaj i ka anashkaluar të gjitha kërkesa që kanë ardhur nga bashkësia ndërkombëtare andaj këto kërkesa nuk po merren parasysh fare dhe as që po trajtohen si kërkesa serioze”, ka thënë deputeti I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi për gazetën “Bota sot”.

Ndryshe dihet tashmë se takimin i parë ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të BE-së u mbajt javë më parë. Aty u tha se u diskutua për dialogun dhe taksën që Kosova ka vendosur ndaj Serbisë, shkruan gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat