Krasniqi: Opozita asnjëherë nuk e ka rrezikuar koalicionin qeveritar dhe as nuk do ta rrezikoj

Politika

Krasniqi: Opozita asnjëherë nuk e ka rrezikuar koalicionin qeveritar dhe as nuk do ta rrezikoj

Nga: Z.B. Më: 29 janar 2019 Në ora: 13:06
Albert Krasniqi

Albert Krasniqi, këshilltar politik i grupit parlamentar Nisma Socialdemokrate, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se ndjeshmëria e proceseve që po kalon Kosova nuk duhet të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Përkushtimi i Qeverisë për të ofruar zgjidhje problemeve që konsiderohen të mëdha për vendin dhe vizioni i qartë i kësaj qeverie në raport me shtetin fqinjë- Serbinë, e cila nuk e njeh shtetin e Kosovës, ku duhet të përmendet formimi i ushtrisë dhe taksa 100% që ka arritur efekte të mëdha dhe ka forcuar pozitën e shtetit të Kosovës në raport me Serbinë”, u shpreh  këshilltari politik i grupit parlamentar Nisma Socialdemokrate.

Ai thotë se procesi i stërzgjatur i dialogut do të ketë epilog të qartë dhe përfitues kryesor për përfundimin e këtij procesi do të jenë qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Ne mendojmë që në këtë moment që po kalon vendi zgjedhjet nuk janë zgjidhje, sepse energjia pozitive e liderëve të subjekteve politike duhet të shkoj në drejtim të unifikimit përballë proceseve të mëdha që ka Kosova”, theksoi Krasniqi.

Krasniqi thotë se nëse ka një deponim për zgjedhje të reja, NISMA Socialdemokrate është e gatshme të futet në procesin zgjedhor.

“Sipas sondazheve dhe gjendjes ne terren kemi një rritje të konsiderueshme, andaj qoftë e vetme apo pjesë e ndonjë koalicioni parazgjedhore do të arrijë rezultate edhe më të mëdha se në zgjedhjet e kaluara. Për shkak të mungesës së numrave dhe moskordinimit ndërmjet tyre, opozita asnjëherë nuk e ka rrezikuar koalicionin qeveritar dhe nuk mendoj që do të rrezikoj”, përfundoi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat