Shteti i Kosovës u realizua me luftën e lavdishme të UÇK-së dhe me ndërhyrjen e NATO-s

Politika

Shteti i Kosovës u realizua me luftën e lavdishme të UÇK-së dhe me ndërhyrjen e NATO-s

Nga: D. B Më: 29 janar 2019 Në ora: 15:58
UÇK

Një ndër rastet shumë të rralla të rreshtimit të drejt në konstelacionin e forcave botërore, ka qenë rasti i fundit kur lëvizja gjithë popullore shqiptare e Kosovës e udhëhequr nga Dr. Ibrahim Rugova, ishte partia e parë e orientimit demokratik e formuar në këtë pjesë të Ballkanit dhe e rreshtuar në anën e demokracisë perëndimore.

Kështu ka vlerësuar sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se ky rreshtim i drejt dhe shkëputja nga ideologjia marksiste-leniniste- enveriste na solli përkrahjen e faktorit relevant ndërkombëtar.

Sipas tij, ky faktor ishte vendimtar për çlirimin tonë dhe për krijimin e shtetit të dytë të pavarur të shqiptarëve, ëndërr të cilën e kemi pas me shekuj.

Image
Vesel Makolli

“Shteti i Kosovës u realizua me luftën e lavdishme të UÇK-së dhe me ndërhyrjen e forcave të NATO-s. Pas çlirimit të Kosovës, kakofonia e faktorit të brendshëm politike si dhe disa veprime jo të matura mirë, ndikuan që situata në qarqet ndërkombëtare të filloj të ndryshoj. Sidomos rasti i ngjarjeve të vitit 2004, ishte pika nga filloj që grafikoni ynë të bie ndërsa ai serb të ngritët. Këto ngjarje të këtij viti nuk u menaxhuan si duhet dhe në vitet në vijim filluan të na vijnë faturat për gabimet që i bëmë, nga mos uniteti ynë dhe nga mungesa e largpamësisë sonë”, ka thënë Makolli.

Sipas tij, nuk ka qenë hera e parë që Serbia disa veprime tonat ma shumë folklorike i ka shfrytëzua për përfitime, sikur që ka qenë edhe rasti i suprimimit të autonomisë se vitit 1974.

“Jam i mendimit që vendimin e GJND-es për shpalljen e pavarësisë, nuk e kemi shfrytëzua sa duhet, gjegjësisht kemi veprua ma shumë në mënyrë euforike dhe stoike. Po ashtu mangësitë që na u shfaqën pas shpalljes së pavarësise në vitin 2008, në funksionalizimin e shtetit juridik, ndikuan që Kosova edhe pas 10 viteve shtet, mos të arrijë të jetë anëtare e KB dhe e shumë organizmave ndërkombëtar. Serbia të gjitha këto i shfrytëzojë maksimalisht duke lobuar kundra shtetit tonë dhe duke shantazhua në çdo pikëpamje dhe duke mos respektuar marrëveshjet e arritura me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar”, ka thënë Makolli.

Ai ka theksuar se deri më sot gjërat kanë rrjedhur në kontinuitet, andaj si duket i kemi të imponuara këto bisedime që do të pasojnë.

“Faktori relevant ndërkombëtar dëshiron ta zgjidh konfliktin e fundit në këtë pjesë shumë të ndjeshme të kontinentit të vjetër, duke arritur një marrëveshje historike e cila kishte me qenë e balancuar për të dy palët. Normalisht që ne jemi për një marrëveshje përfundimtare nun monitorimin dhe garantimin e faktorit ndërkombëtar, e cila do të mundësonte integrimin tonë në organizmat ndërkombëtar dhe ulësen e dytë për shqiptarët në Kombet e Bashkuara. Sa i përket besimit ndaj delegacionit të Kosovës për bisedime, parimisht besoj se çdo shqiptar i cili ka nivel të duhur intelektual dhe kulturor”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, Kosova duhet të Duhet të dal nga mendësia marksisto -enveriste e cila edhe e ka sjell Kosovën në këtë gjendje për të cilët përkrahësit e verbër të tyre kanë qenë patriotë, kurse kritikuesit apo kundërshtarët e kësaj ideologjoje të mbrapsht janë shpallur tradhtar, bile edhe janë eliminuar.

“Ne fal Zotit, SHBA-as dhe NATO-s jemi të lirë dhe jetojmë në shtetin tonë demokratik, duke pasur  të drejt edhe të mendojmë ndryshe por jo kurrë në disfavor të shtetit, përkundrazi pluralizmi politik dhe mendimi ndryshe duhet të na shërbejnë për forcimin e shtetësisë sonë dhe për funksionalizimin e shtetit demokratik dhe juridik. Është e arritur e madhe që pas kësaj kakofonie të madhe që ka mbretëruar tek faktori ynë politik, është arritur që të formohet delegacioni për bisedime dhe të votohet në kuvend. Para faktorit ndërkombëtar dhe në raport me Serbinë ne duhet të jemi unik dhe ti mbrojmë interesat e shtetit tonë, pa dallim partie dhe orientimi. Sepse vetëm kështu unik ne do t'ju mundësojmë miqve tanë ndërkombëtar që të na përkrahin dhe të na ndihmojnë për arritjen e synimet tona për integrim në organizmat ndërkombëtar dhe BE-së e Kombeve të Bashkuar si dhe për një prosperitet zhvillimor ekonomik dhe kulturor”, është shprehur sekretari i Përgjithshëm i AKR-së Vesel Makolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat