Agim Bahtiri i kundërpërgjigjet Rakiqit për bashkimin e Mitrovicës

Politika

Agim Bahtiri i kundërpërgjigjet Rakiqit për bashkimin e Mitrovicës

Nga: K.M Më: 29 janar 2019 Në ora: 16:38
Agim Bahtiri

Kryetari i dorëhequr i Komunës së Veriut të Mitrovicës Goran Rakiq, ditë më parë është deklaruar se nuk do të lejohët bashkimi i Komunës së MItrovicës, madje deklaratat për bashkimin e këtij qyteti i ka cilësuar si sulm ndaj qytetarëve të asaj ane.

Ndërkohë i fuqishëm ka qenë reagimi i kryetarit të Mitrovicës së jugut Agim Bahtiri i cili përmes “Bota Sot” ka thënë se i vjen keq për mendësinë me të cilën funksionon kryetari Rakiq, duke e siguruar këtë të fundit që më nuk do të ketë trazira në Veriun e vendit dhe se Veriu dhe Jugu i qytetit të Mitrovicës do të bashkohen shumë shpejt dhe mirëqenia e qytetarëve do të jetë prioritet i kryetarit të ardhshëm të këtij qyteti.

“E kam pa deklaratën e z. Rakiq, më vjen keq për mendësinë e tij, nuk është koha e kërrcënimeve, shantazheve as e demonstrative. Është kohë e paqes , qetësisë dhe ju garantoj se do të mbretërojë paqia. Këtë e them sepse gjithçka që ka ndodhur deri sot në atë pjesë të qytetit të Mitrovicës, ka qenë vetëm në favor të grupeve kriminale. Pako e e Ahtisarit duhet të rishikohet, sepse ato komuna të cilat nuk kanë treguar performancë ti kthehen trungut, ti hiqet statusi. Unë nuk e kam as edhe një dilem se qyteti I Mitrovicës do të jetë I bashkuar”, ka theksuar për “Bota Sot” kryetari Bahriri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat