Deputeti i Vetëvendosjes nuk e përjashton koalicionin paszgjedhor me LDK-në

Politika

Deputeti i Vetëvendosjes nuk e përjashton koalicionin paszgjedhor me LDK-në

Nga: N.H Më: 29 janar 2019 Në ora: 20:16
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Krerët e dy partive opozitare vazhdojnë të përmendin rrëzimin e Qeverisë së udhehehqur nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Opozita vazhdon ta mbajë linjën e saj për Qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, të cilën po e konsideron si më të dobëtën që nga paslufta.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka folur rreth bashkëpunimit mes partisë së tij dhe LDK-së së Isa Mustafës.

Kurteshi ka deklaruar se pozita e tyre në Kuvendin e Kosovës ka bërë që të thellohet bashkëpunimi mes këtyre dy partive opozitare.

Image
Ismail Kurteshi

“Jemi dy subjekte opozitare dhe vet pozita jonë në Kuvend, ka bërë që ne të bashkëpunojmë. Në shumë pika kemi bashkëpunim, edhe në atë pikën që vendi të vjen deri të zgjedhjet e reja sepse jemi të pakënaqur me mënyrën e qeverisjes. Megjithatë, ne kemi programet tona dhe konceptet tona, të cilat dallojnë nga njëra-tjetra”, ka thënë Kurteshi, për gazetën “Bota sot”.

Tutje, deputeti i Kuvendi të Kosovës, nënvizon se ani pse kanë dallime në programe, këto elemente nuk janë pengesë që të kenë qëndrime të përafërta në Kuvend, por edhe për një koalicion të mundshëm paszgjedhor.

“Këto dallime nuk janë pengesë që edhe të kemi qëndrime të përafërta në Kuvendin e Kosovës, por edhe që mund të planifikojmë që të kemi një koalicion të mundshëm paszgjedhor”, ka përfunduar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi, për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se, LDK-ja dhe VV-ja nuk janë përfshirë në dialogun Kosovë-Serbi, pavarësisht thirrjeve të partive në koalicion.

Nuk dihet nëse këto dy parti do të ndërmarrin hapa konkretë për rrëzimin e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat