“Korrigjimi i kufijve” përplasë Thaçin e Haradinajn

Politika

“Korrigjimi i kufijve” përplasë Thaçin e Haradinajn

Nga: G.B Më: 29 janar 2019 Në ora: 21:39
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi, foto ilustrim "Bota sot"

“Nëse pezullohet taksa dhe rifillon dialogu sfida e radhës për Kosovën dhe këtë proces të dialogut do të vazhdojë të jetë mos-dakordimi i dy krerëve institucional, Thaçit dhe Haradinajt, lidhur me propozimet për marrëveshjen potenciale finale me Serbinë, pasi që aktualisht idetë e tyre rreth kësaj çështjeje janë të ndryshme”, ka thënë për Violeta Haxholli, hulumtuese në KDI.

Serbia ka kërkuar që të hiqet taksa ndaj produkteve serbe, në mënyrë që të vazhdojë dialogu. E në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se taksa nuk do të hiqet derisa Serbia ta njeh Kosovën si shtet të pavarur. Madje, të hënën Haradinaj ka thënë se është e mundur të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, por jo si rezultat i ndonjë këmbimi territoresh.

“Diskutimi mbi ndryshimin e kufijve është i rrezikshëm dhe na largon edhe më shumë nga marrëveshja finale. Për t’u dhënë mundësi bisedimeve serioze, në një konferencë ndërkombëtare, në të cilën çdo gjë do të ishte e përgatitur, përfshirë njohjen reciproke, ne do ta pezullonim përkohësisht taksën. Por, nëse Serbia vazhdon të thotë se kurrë nuk do ta njohë Kosovën, përgjigjja ime është se as ne kurrë nuk do ta heqim taksën”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Por, sa mund të arrihet kjo, derisa dialogu udhëhiqet nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe jo Haradinaj dhe derisa Serbia e kushtëzon dialogun me heqjen e taksës?

Haxholli: Taksa mbetet pengesë për rifillimin e dialogut

Hulumtuesja Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë për gazetën “Bota sot” se procesi aktualisht mbetet i pezulluar për shkak të taksës, derisa SHBA dhe BE kanë shprehur interesim që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje. (Shkrimin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në gazetën kombëtare "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat