Fundi i Qeverisë afër: Krasniqi tregon se pse PDK do e rrëzojë Haradinajn - Bota Sot
Fundi i Qeverisë afër: Krasniqi tregon se pse PDK do e rrëzojë Haradinajn

Politika

Fundi i Qeverisë afër: Krasniqi tregon se pse PDK do e rrëzojë Haradinajn

Nga: N.H Më: 30 janar 2019 Në ora: 14:23
Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, u ka bërë thirrje krerëve institucionalë dhe politikë që të heqin dorë nga qasja dhe protagonizmi i njëanshëm politik dhe të bashkërendojnë veprimet në interes të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

Ndërsa, pikërisht kjo kërkesë ka bërë që të thellohet edhe më tepër kriza e cila tashmë e ka kapluar koalicionin qeverisës.

Analisti politik, Faik Krasniqi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, shprehet se partia e Veselit çdoherë ka luajtur lojëra të pista me partneret e koalicionit, ndërsa të njëjtën gjë konsideron se po e bënë tani edhe me partinë e Haradinajt.

“PDK-ja gjithmonë ka luajtur lojëra të pista me partnerët e koalicionit, por pavarësisht kësaj lakmia e pushtetit i ka dërguar në prehrin e tyre. LDK e ka provuar tre herë një gjë të tillë, AKR dy herë dhe ketë ‘çorbë’ e provoi edhe AAK dhe Nisma. Kjo e fundit deri në 2014 ishte pjesë e kësaj partie”, ka thënë Krasniqi.

Ai me tej thotë nëse kryeministri Haradinaj nuk e heqë taksën, atëherë PDK do e rrëzojë Qeverinë Haradinaj dhe vendi do të shkojë në zgjedhje

Image
Faik Krasniqi

“Një flirt me PDK-në e shijoi edhe PSD-ja. Lëvizja Vetëvendosje është e vetmja që deri më tash i ka thënë jo partisë së Veselit. Kryeministri Haradinaj po refuzon që ta heq taksën ndaj Serbisë dhe me plotë të drejtë. Kurse, Kadri Veseli po insiston që të pezullohet taksa sepse po na e kërkon Amerika, dhe nuk guxojmë të prishemi me të. Nëse kryeministri Haradinaj nuk e heqë taksën, atëherë PDK do e rrëzojë Qeverinë Haradinaj dhe vendi do të shkojë në zgjedhje. Por , nëse LDK bëhet pjesë e një qeverie teknike me PDK-në ashtu siç kanë deklaruar edhe më herët, atëherë s'do të kemi zgjedhje pa u arritur marrëveshja finale me Serbinë”, ka thënë ai.

Krejt në fund, Krasniqi shton se zgjedhjet e jashtëzakonshme do të jenë të pashmangshme ketë vit.

“Sidoqoftë, ky vit do të jetë vit i zgjedhjeve, qoftë në pranverë, gjate verës apo vjeshtës, zgjedhjet e jashtëzakonshme do të jenë të pashmangshme”, ka përfunduar analisti politik, Faik Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...