“Kjo qeveri nuk e pret ditën e diele”

Politika

“Kjo qeveri nuk e pret ditën e diele”

Nga: N.Sh Më: 30 janar 2019 Në ora: 19:50
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Ish-deputeti i Kosovës, nga radhët e LDK-së, Adem Salihaj thekson se, kjo qeveri me në krye Ramush Haradinajn, nuk do ta pres as ditën e diele.

Sipas tij, kriza e koalicionit qeverisës e ka arritur kulmin, pasi mospajtimet janë të thella.

Salihaj për gazetën “Bota sot”, thotë se, shumë shpejt priten lojërat e PDK-së, që në orët e vona ta rrëzojnë Qeverinë, pasi PDK-ja e ka futur në kurth me taksën Ramush Haradinajn, duke ia lënë në dorë “këmbët e arushës”.

Salihaj tutje thotë se, tri ditët e ardhshme janë vendimtare për rrëzimin e Qeverisë.

Image
Adem Salihaj

“Sipas të gjitha shenjave, kjo qeveri nuk e pret të dielën. Kriza e qeverisë dhe koalicionit qeverisës ka arritur kulmin, mospajtimet janë shumë të thella. Sërish lojërat janë kush është me Amerikën e kush kundër. Pritet shumë shpejt loja e radhës e PDK-së që në orët e natës ta rrëzojë edhe këtë qeveri. Sipas kësaj që po shihet, PDK, me idenë e taksës e futi Ramushin në kurth dhe ia la këmbët e arushës në dorë. Tri ditët e ardhshme janë vendimtare për rrëzimin e qeverisë dhe për të shkuar në zgjedhje të reja”, thotë Adem Salihaj për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat