Ditët vendimtare për fatin e qeverisë Haradinaj

Politika

Ditët vendimtare për fatin e qeverisë Haradinaj

Nga: Nehat Shaqiri Më: 30 janar 2019 Në ora: 23:07
Ramush Haradinaj, foto ilustrim "Bota sot"

“Sipas të gjitha shenjave, kjo qeveri nuk e pret të dielën. Kriza e qeverisë dhe koalicionit qeverisës ka arritur kulmin, mospajtimet janë shumë të thella. Sërish lojërat janë kush është me Amerikën e kush kundër. Pritet shumë shpejt loja e radhës e PDK-së që në orët e natës ta rrëzojë edhe këtë qeveri. Sipas kësaj që po shihet, PDK, me idenë e taksës e futi Ramushin në kurth dhe ia la këmbët e arushës në dorë. Tri ditët e ardhshme janë vendimtare për rrëzimin e qeverisë dhe për të shkuar në zgjedhje të reja”, thotë Adem Salihaj për gazetën “Bota sot”.

Rreth tri orë, ka zgjatur takimi me dyer të mbyllura i liderëve të koalicionit qeverisës.

Të mërkurën, ata u takuan pas përçarjeve të Partisë Demokratike të Kosovës, dhe AAK-së, prej nga vjen edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Taksa e vendosur ndaj produkteve të Serbisë, po bëhet “mollë sherri” për partitë e dala nga lufta.

Partia Demokratike e Kosovës, është për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe, ashtu siç është edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili ishte dhe mbetët kontrollues i shumë deputetëve të kësaj partie.

E kjo, pra heqja e taksës, nuk po i pëlqen kryeministrit Ramush Haradinaj, i cli është i vendosur që kjo të vazhdoj derisa Serbia ta njeh Kosovën.

Mendim të njëjtë kanë edhe Nisma Socialdemokrate, pasi ministri i tyre, Endrit Shala, është i vendosur që mos të largohet taksa, edhe përkundër deklarimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët po e kërkojnë një gjë të tillë, ashtu siç po e kërkojnë edhe Bashkimi Evropian.

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka deklaruar se aty ku është Kosova është Amerika, kurse ai i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk kanë menduar njësoj për Amerikën kur kanë kur deshën ta shfuqizonin Specialen.

E pas kësaj, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte thirrur në një takim urgjent të gjithë krerët e koalicionit. (Shkrimin e plotë mund ta lexoni të enjten në gazetën kombëtare "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat