“Bashkimi i Mitrovicës duhet të ndodh për tu kthyer normalitetit”

Politika

“Bashkimi i Mitrovicës duhet të ndodh për tu kthyer normalitetit”

Nga: A.M Më: 31 janar 2019 Në ora: 15:28
Mitrovica

Analisti politik, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se kërkesa kryetarit i të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirit si rezultat i nevojave imediate të qytetarëve të kësaj komune.

“Kërkesa e kryetarit Bahtiri është e bazuar dhe si e tillë ju shërben qytetarëve të komunës Veriore të Mitrovicës. Iniciativa e kryetarit të Komunës se Mitrovicës, Bahtiri ka ardhur si rezultat i nevojave imediate të qytetarëve të cilët kanë marrë nga komuna Veriore e kryetarit të dorëhequr të Komunës së Veriut të Mitrovicës Goran Rakiq”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka thënë se është kompletuar procedura dhe ka kaluar për vendimmarrje në Parlamentin e Kosovës për të bashkuar Mitrovicën.

“Qëllimi i bashkimit ka ardhur si rezultat i shërbimeve të qytetarëve ma afër shërbimeve siç në rastin konkret qytetarët Shqiptar dhe komiteteve tjera që jetojnë në atë pjesë nuk arritur të marrin shërbime e duhura nga komuna veriore, andaj kjo ka ardhur si rezultat  e kryetarit Bahtiri, iniciativë e mbështetur me anë të peticionit nga shumë qytetarë nga dy anët e Mitrovicës dhe komunitetet tjera pakicë jo serbe. Meqenëse tani është kompletuar procedura dhe ka kaluar për vendimmarrje në Parlamentin e Kosovës është në duart të e ekzekutivit që marrin vendimin e duhur ashtu që të bashkohet dhe të rikthehet çështja e mëparshme duke u bashkuar Mitrovica dhe duke u kthyer normaliteti ne komunën e Mitrovicës dhe ajo pjesë të udhëhiqet në mënyrë legjitime. Po ashtu që ndajë mendimin që duhet të centralizohet pushteti lokal në Mitrovicë me qëllim që të behet bashkimi i Mitrovicës. LVV-ja mund të jetë një çelës që do të mund ti shtynë këto procese, pasi që gjithmonë ka qenë adresë për bashkimin e qytetit, dhe mund ta përkrah nëse vije në Kuvend”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat