“Komandantëve” në pushtet nuk iu intereson miqësia me Amerikën

Politika

“Komandantëve” në pushtet nuk iu intereson miqësia me Amerikën

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 31 janar 2019 Në ora: 23:28
Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj

Pavarësisht kërkesës së SHBA-së për heqjen e taksës, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. E sa i përket partneritetit me Amerikën, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka thënë se në ditën që ndodhë kjo, ai do të largohet nga kreu i Kuvendit.

“Atë ditë që prishet partneriteti me SHBA-të, prishet koalicioni dhe Kadri Veseli largohet nga kreu i Kuvendit. Unë largohem, askujt nuk ia hupi karrigen.  Po flasim për një partneritet që është jetik për Kosovën. Shteti i pavarur dhe sovran mund të lëviz para vetëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është përgjigja ime përfundimtare”, është shprehur Veseli.

Ndërsa ministri Pal Lekaj ka reaguar pas kësaj, duke thënë se i vjen keq për ata që e vënë në pikëpyetje partneritetin me SHBA-në.

Në anën tjetër, të enjten kryeministri i Kosovës dhe presidenti Hashim Thaçi, janë takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ku pas takimit Haradinaj ka thënë se i është kërkuar heqja e taksës, derisa dhe ka thënë se në ditët në vijim mund të ketë të arritura tjera.

“Është kërkuar edhe nga ambasadori amerikan për me u heq taksa, por ky është vendim sovran i vendit. Nuk është me rëndësi kush ka me u rrëzu, e rëndësishme është që Kosova të qëndrojë në këmbë. Ne jemi në proceset reale politike, të gjitha janë të mundshme në javët që vijnë, dëshira jem është e para që këtë të shtunë me i kry disa detyra që janë me interes për vendit, me buxhet, mos i me i lënë arsimtarët e të tjerët pa paga. Nëse mospajtimet politike vazhdojnë mund të rezultojnë edhe me të arritura të tjera, cilat do qofshin ato. Ajo që është me rëndësi është që vendosja e taksës është vendim sovran i Kosovës, nuk është kundër dialogut, por është bërë me i kërkuar Serbisë një qasje të re me Kosovën”, ka thënë Haradinaj.

Se sa ka mundësi të rrëzohet Qeveria dhe a rrezikon Kosova ta prishë partneritetin me SHBA-në, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka thënë për gazetën “Bota sot” se koalicioni varet nga interesa të ngushta individuale dhe mund të prishet për shkak të tyre.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni nesër në versionin e shtypur të gazetës "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat