Murat Jashari pyet Thaçin: Si u bë presidente Atifete Jahjaga dhe drejtori i Policisë, Behar Selimi?

Politika

Murat Jashari pyet Thaçin: Si u bë presidente Atifete Jahjaga dhe drejtori i Policisë, Behar Selimi?

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 12:24
Murat Jashari dhe Hashim Thaçi

Vëllai i komandantit Ismet Jashari “Kumanova”, Murati, i cili momentalisht gjendet në burg pas atentatit të bërë ndaj avokatit Azem Vllasi, në mijëra pyetjet që ia parashtron Hashim Thaçit, kësaj radhe është fokusuar më shumë tek njerëzit e Serbisë, ku thotë se në Kosovë po ngritën.

Ai i përmend dy emra në vazhdimin e sotëm, të cilët ishin me poste mjaftë të larta në Kosovë.

Njëri ishte drejtor i Policisë së Kosovës, e tjetra presidente.

Pra bëhet fjalë për Behar Selimin dhe ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Jashari, thotë se njerëz të avancuar nga Beogradi kanë hyrë në Policinë e Kosovës.

“A e kemi rastin e Behar Selimit i fshatit Braboniqit të Kadri Veselit i cili kishte kontakte me paramilitar serb, i martuar me çiken e UDB-ashit më të madhë në Prizren Vesel Krasniqit dhe prej policit të thjeshtë bëhet Drejtor i Policisë së Kosovës, a është e vërtet kjo? Sot Behar Selimi a ka hyjë në politik tek shokët e vet, tek paramilitarët e PDK? Por fjala magjike te shqiptarët është: Behar Selimi ka bërë stazh në Amerikë dhe me këtë fjali pastrohet, sepse amerikanët e dojne më shumë Kosovën se vet shqiptarët, apo jo?”, pyet Jashari.

Ai e përmend edhe Atifete Jahjagën ku thotë se për një kohë të shkurtër rekord është bërë gjenerale.

“Bëhet pas Behar Selimit ushtruese e detyrës të Drejtorit të Policisë? Pas pak kohe, bëhet edhe kryetare e Kosovës? Ndoshta e njihni? E kam fjalën për Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga!? A ka ardhur si parashutiste në pushtet? Si ti Hashim kur erdhe si parashutist në LPK, në UÇK?”, pyet tutje ai.

Lexojeni vazhdimin e pyetjeve të Murat Jsharit:

951. Më 16 shtator 2012, prokurorët e Kosovës thonë nuk mundemi të hetojmë krimet që serbët i kanë bërë ndaj shqiptarëve sepse është kompetencë e EULEX-it.

952. Serbia ka bërë një protokoll-marrëveshje me EULEX-in.

953. EULEX-i ka bërë marrëveshje me qeverinë e Kosovës.

954. Beograd/EULEX dhe EULEX/Prishtinë në mënyrë translative Beograd/Prishtinë.

955. Kjo tregon se nuk jemi shtet.

956. Sepse vetëm një prokurori për krime lufte ekziston në një shtet.

957. Prokuroria për krime lufte ekziston vetëm në Beograd, ne si Kosovë jemi pjesë e Serbisë.

958. Jemi nën varësi juridike të kësaj prokurorie, atëherë dosjet në nivel shtetëror trajtohen në kryeqytet të shtetit Beograd, e jo në kryeqytet të Krahinës apo të Republikës në Prishtinë.

959. Pasi nuk kemi prokurori për krime lufte në Kosovë jemi pjesë e Serbisë. Trishtim!!!

960. Flet arrestimet për grupin e Malishevës janë lëshuar nga prokuroria për krime lufte në Beograd.

961. Pastaj, EULEX-i zbaton urdhër-arrestet në Kosovë me policë shqiptar, ky është realiteti i hidhur.

Trishtim!!!

962. Policët shqiptar arrestojnë ish-ushtarët shqiptar të UÇK-së me flet arrest të Serbisë. Ma tepër se trishtim!!!

963. Drejtësia e Kosovës ishte degë e drejtësisë së Serbisë nëpërmjet të UNMIK-ut.

964. Kur kishte nevojë UNMIK-u për kuadro të policisë, a kontaktonte Beogradin?

965. Sikur, sot?

966. Tash përdoret EULEX-i.

967. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë për një drejtor dërgonte 6 persona të mundshëm për atë poste me CV, a është kështu?

968. UNMIK-u ka zgjedh sa ka pasur nevojë?

969. Kemi rastin me njerëz të avancuar nga Beogradi, të cilët kanë hyjë në polici si njerëz të thjeshtë dhe për pak vite janë bërë shefa të Policisë, apo jo?

970. A e kemi rastin e Behar Selimit i fshatit Braboniqit të Kadri Veselit i cili kishte kontakte me paramilitar serb, i martuar me çiken e UDB-ashit më të madhë në Prizren Vesel Krasniqit dhe prej policit të thjeshtë bëhet Drejtor i Policisë së Kosovës, a është e vërtet kjo?

971. Sot Behar Selimi a ka hyjë në politik tek shokët e vet, tek paramilitarët e PDK?

972. Por fjala magjike te shqiptarët është: Behar Selimi ka bërë stazh në Amerikë dhe me këtë fjali pastrohet, sepse amerikanët e dojne më shumë Kosovën se vet shqiptarët, apo jo?

973. A kemi edhe një raste (ka shumë raste) tjetër të njohur?

974. Një femër e re, për një kohë rekord bëhet gjenerale e Policisë së Kosovës?

975. Bënë një stazh në Serbi.

976. Bënë një stazh në Angli dhe Amerikë.

977. Bëhet pas Behar Selimit ushtruese e detyrës të Drejtorit të Policisë?

978. Pas pak kohe, bëhet edhe kryetare e Kosovës?

979. Ndoshta e njihni?

980. E kam fjalën për Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga!?

981. A ka ardhur si parashutiste në pushtet?

982. Si ti Hashim kur erdhe si parashutist në LPK, në UÇK?

983. Dikush po i ngrit njerëzit e Serbisë në Kosovë?

984. Pse po ngritën njerëzit e Serbisë në Kosovë????

985. Sepse Kosova është nën Serbinë o popull!!!

986. Njerëzit e Serbisë a qeverisin Kosovën????

987. Pse askush në Kosovë nuk jep këtë informacion për Atifete Jahjagen?

988. Stazhet në Amerikë të gjithë i përmendin.

989. Pse askush nuk i përmend stazhet në Serbi?????

990. Do të thotë UNMIK-u është bazuar në personelin e zgjedhur nga ministrit përkahse të Serbisë për Kosovën?

991. Sipas Rambujes, a kishim të drejte të vendosim për fatin e Kosovës në 2002?

992. Marrëveshja a ishte për 3 vite?

993. Pse në 2002 nuk kërkuat zgjidhjen e statusit të Kosovës?

994. A e dini pse nuk e keni bërë këtë punë?

995. Sepse kishte ende shume patriot të gjallë, apo jo?

996. Sepse kishte ende shumë patriotë jashtë burgjeve, apo jo?

997. Sepse pastrimi i pengesave nuk ishte kryer, apo jo?

998. Sepse janë frikuar nga populli i cili ishte i inatosur në serb, apo jo?

999. Sepse në 2002 me i pas treguar popullit se jemi prape nën Serbi, a kishte filluar lufta kundër atyre politikaneve të cilët na sjellën këtë tradhti?

1000. Një qeveri e cila frikohet nga populli i vet, çka i thuhet?

Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat