“Qeveria e Kosovës në mes dy rrugëve”

Politika

“Qeveria e Kosovës në mes dy rrugëve”

Nga: A.M. Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 16:39
Qeveria e Kosovës

Njohësi i çështjeve juridike dhe politike, Blerim Burjani shprehet se ekzistojnë dy rrugë, e para është  konsensusi për taksën dhe shkuarja e vendit në zgjedhje të parakohshme.

“Janë dy rrugë e para të këtë një konsensus çka me bërë me taksen dhe e dyta me shkue në zgjedhje, apo me gjet model qeverisë më të gjerë pra nuk ka çka. Shumë shpejt duhet të dihet apo duhet pas një vendim a do të pezullohet taksa e kërkuar nga SHBA  dhe BE apo do të rrëzohet qeveria dhe shteti të shkojë në zgjedhje”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Ai ka theksuar se në një kohë shumë të afërt qeveria duhet të zgjedh se çfarë duhet bërë, pasë nuk ka kohë për lojëra.

“Pra ditët, javët në vazhdim do të definoj  këtë çështje, nuk ka lojëra për të bërë në kundërshtim me interesat vitale të shtetit, ose janë të aftë për të menaxhuar situatat ose jo, nuk ka shumë alternativa. Qeveria mund të bie shpejt po qese ky kryeministër vazhdon me kryeneçësi me bë politik dhe me bë hajgere me ligjin për pagat”, ka përfunduar “Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat