Grevat janë skenar i Hashim Thaçit për të humbur vëmendjen nga ndarja e Kosovës

Politika

Grevat janë skenar i Hashim Thaçit për të humbur vëmendjen nga ndarja e Kosovës

Nga: D.B Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 17:40
Hashim Thaçi

Ish Ambasadori i Kosovës Lulzim Peci, ditë më parë ka deklaruar se nëse në ditët në vijim Kuvendi i Kosovës dhe partitë politike nuk e marrin situatën në dorë, atëherë qytetarët e Kosovës do të ballafaqohemi me “aktin e kryer” të ndarjes së vendit.

Në lidhje më këtë deklaratë ka reaguar analisti politik Faton Mehmeti i cili në një prononcim për “ Bota sot”, ka thënë se situata aktuale në vend është shumë më serioze se ç’duket. 

Ai konsideron se Kosova ndodhet në muajt më vendimtar të pas luftës, dhe rreziku është permanent, sidomos nëse nuk reagohet tani.

Image
Faton Mehmeti

Kjo për faktin se pushteti, sidomos PDK-ja nuk interesohet fare për fatin e vendit duke e mishëruar atë me fatin e Thaçit.

“I takon opozitës dhe të tjerëve që ta mbrojnë vendin nga çdo skenar për ndarje të saj. Janë krejtësisht të arsyeshme paralajmërimet e Pecit, pasi vendi po rrezikon shumë të ndahet dhe të shndërrohet në koloni Ruso-serbe. Kosova nuk guxon assesi të humb përqendrimin nga temat e mëdha, pasi grevat si duket janë skenar i Thaçit për të humbur vëmendjen nga ndarja. Mendoj se partitë në pushtet nuk janë fare të interesuar për vendin, përveç se për të ruajtur karriget dhe pushtetin e saj”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat