Njohësi i çështjeve juridike: Qeveria drejt fundit, tregon kush mund t’i bashkohet PDK-së

Politika

Njohësi i çështjeve juridike: Qeveria drejt fundit, tregon kush mund t’i bashkohet PDK-së

Nga: N.H Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 21:47
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Taksa 100 për qind për mallrat serbe ka çuar shumë pluhur dhe shtruar dilema të mëdha në opinion se çfarë do të ndodhë me Qeverinë Haradinaj.

Analisti dhe njohësi i çështjeve juridike-kushtetuese, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se nëse vazhdon ky ritëm i Haradinajt, shumë shpejtë pritet të ndodhin masa të reja në drejtim të tij.

“Nëse vazhdon ketë këmbëngulje dhe betonizim aktual të qëndrimeve të Haradinajt rreth taksës do të ketë masa tjera dhe do të sjelle ndryshime në qeverisje. Haradinaj do të zëvendësohet me riformulim të ri të qeverisjes”.

“Mund të ndodhë lehtë që AAK dhe NSAM të largohen nga qeverisja dhe te PDK të vije PSD, që të  të jenë një qeverisje e re, krejt kjo nëse Haradinaj nuk heq dorë nga betonimin politik rreth takses që pengon SHBA-të dhe BE-në për arritje të marrëveshjes Kosove-Serbi madje edhe për të filluar dialogun përfundimtar”, ka thënë Burjani, për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, Qeveria Haradinaj mund të bie, jo vetëm për shkak taksës, por edhe për shkak të qasjes së gabuar metodologjike.

Image
Blerim Burjani

“Është duke shkua drejt fundit , kjo qeveri mund të bie jo për shkak taksës, por edhe për shkak të qasjes së gabuar metodologjie për ligjin për paga që nuk ka kapacitete të brendshëm si qeveri për asgjë dhe iu nënshtrua mentorëve të shumtë të jashtem në ketë temë, dhe kjo ka sjellë dështimin dhe kaosin në shtet”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, para pak çasteve, nënkryetari i PSD-së, Dardan Sejdiu ka thënë se këtij subjekti i është bërë ofertë për t’u bërë pjesë e Qeverisë.

Sejdiu ka thënë se PSD ka një numër mjaft të madh deputetësh, dhe për këtë numër u janë ofruar pesë apo gjashtë ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat