Pasojat e shumë zëvendësministrave do të ndihen edhe pas përfundimit të mandatit

Politika

Pasojat e shumë zëvendësministrave do të ndihen edhe pas përfundimit të mandatit

Nga: A.M. Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 14:46
Foto arkiv, takim i Haradinajt me zëvendësministrat

Paga për zv.ministrat edhe pas përfundimit të mandatit, Haziri: Një zhvatje e buxhetit të shtetit nga PAN            

Deri në orët e hershme të mëngjesit të së dielës ka zgjatur seanca e Kuvendit të Kosovës.

Një ndër amendamentet që është votuar nga deputetët e Kuvendit është edhe ai  cili u jep pagë zëvendësministrave edhe pas përfundimit të mandatit.

Analisti politik, Nexhat Haziri ka deklaruar për “Bota sot” se është bërë traditë që çdo qeveria ti rehatoj militantët e vet.

“Kjo tashmë është bërë traditë e çdo qeverie që ti rehatoj militantët e vet, edhe pas mandatit qeveritar siç është rasti me zëvendësministrat të cilët do të paguhen edhe pas përfundimit të mandatit qeveritar”, ka thënë ai për “Bota sot.

Kjo pagës, sipas Hazirit që do ti bëhet zëvendësministrave e dëmton buxhetin e shtetit.

Po ashtu, ai mendon se këta zëvendësministrat e meritojnë më së paku për ti gëzuar këtij privilegji.

Image
Nexhat Haziri

“Natyrisht se kjo e dëmton buxhetin e vendit edhe ashtu të varfër, dhe më këtë praktikë po dëshmohet se kjo klasë politike dhe kjo qeveri nuk ka as edhe respektin më të vogël për parat e taksapagueseve kosovar, që në vend që këto taksa të shkojnë apo të kthehen te qytetari në formë investimesh për tua përmirësuar shërbimet dhe jetën e qytetarëve, këto po i destinon për ti rehatuar militantët partiak, të emëruar si zëvendësministra e të cilët meritojnë më së paku për ti gëzuar këto privilegje. Në vend se kjo qeveri të bëjë zvogëlimin e numrit enorm të z/ministrave, ajo tashmë u dha edhe një privilegj, siç është pagesa e tyre edhe pas përfundimit të mandatit të qeverisë. Pra as më pak e as më shumë, kjo është vetëm një zhvatje e buxhetit të shtetit nga ky koalicion qeverisës”, ka përfunduar Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat