LPK-ja dhe PDK-ja duhet të shpallen organizatë terroriste

Politika

LPK-ja dhe PDK-ja duhet të shpallen organizatë terroriste

Nga: D.B Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 22:59
Anëtarët e PDK-së dhe ish LPK-së

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje si organizatë terroriste në seancën e “Syrit të Popullit”.

Opinionsti Nexhat Haziri, ka thënë se përpjekja e presidentit Thaçi për ta shpallur një subjekt politik si organizatë terroriste, në këtë rast LVV-në, duke bërë “vetëgjyqësinë, është një përpjekje dëshpëruese e presidentit Thaçi.

Sipas tij, kjo deklaratë e Thaçit kundër Albin Kurtit dhe VV-së vjen si rezultat i frustrimit të tij për shkak se forca e tij politike, po zbehet gjithnjë e më shumë.

Image
Nexhat Haziri

“Këtë përpjekje të Thaçit e shohë edhe në drejtim të dobësimit të bllokut opozitar i cili përbëhet nga LDK-ja dhe LV-ja, e që numerikisht në Kuvendin e Kosovës por edhe politikisht është më i fuqishëm se koalicioni qeverisës PAN, i cili është formuar dhe udhëhiqet në masë të madhe nga presidenti Thaçi. Nëse presidenti niset nga fakti se disa nga anëtarët e Organizatës kriminale ''Syri i Popullit'' janë ish anëtar të LVV-së, dhe kjo përbën bazë për ta shpallur LVV-se si organizatë terroriste, atëherë do të duhet përkujtuar këtij njeriu se anëtarët e ''Syri i Popullit'' para se të ishin anëtar të LVV-s, kanë qenë anëtar dhe aktivistë, e bashkë partiak të Hashim Thaçit në ish- LPK-në e kuqe, e më vonë edhe të PDK-së.  Dhe nëse merren si fakt aktivitetet e tyre dhe bindjet e tyre ideologjike dhe politike, atëherë si organizatë terroriste do të duhej të shpallën edhe LPK-ja dhe PDK-ja”, ka thënë opinionisti Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat