Deputetja e LVV-së: Thaçi nuk mund të luajë me Vetëvendosjen si me të tjerët

Politika

Deputetja e LVV-së: Thaçi nuk mund të luajë me Vetëvendosjen si me të tjerët

Nga: D. B Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 10:07
Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në dëshminë e tij në Gjykatë për rastin “Syri i popullit”, kishte deklaruar se prapa organizatës kriminale, “Syri i Popullit”, qëndron Albin Kurti, Sabri Ramabaja dhe Glauk Konjufca. Kjo nuk ishte hera e parë që Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ndërlidhë Vetëvendosjen me krimin.

Pas kësaj, ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Drita Millaku, ka thënë se edhe Hashim Thaçi e dinë shumë mirë që Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen nuk mundet ta blej kurrë, ta shantazhojë apo ta frikësojë.

Sipas saj, ata që janë shitur tek Thaçi ka tash e një vit që janë larguar nga VV.

Image
Drita Millaku

“Tendencat që LVV të shpallët organizatë terroriste janë të kota, pasi Thaçi e dinë se Albin Kurti është arrë e pathyer dhe se është kundërshtar të cilit ja ka frikën. Këtë madje e kanë treguar edhe sondazhet e fundit për përkrahjen që ka në popull. Prandaj Hashim Thaçi po mundohet që me shpifjet e tij të stilit UDB-KGB të një ‘stili bolshevik’ me propaganda më të ndyta, të denigroj figurën e Albinit, por këtë e ka të kotë. Përkrahja e vazhdueshme e LVV e posaçërisht e Albinit, tregon frikën e Thaçit se me ardhjen në qeverisje ky njeri do të jep llogari, për të gjitha gjërat që i ka bërë në dëm të Kosovës”, ka thënë deputetja Millaku.

Sipas saj, Thaçi është i vetëdijshëm se Albinin nuk mund ta përdorë siç i ka përdorur edhe të tjerët (për 19 vite rresht të pas luftës).

“Popullariteti i Thaçit është në pikën zero, fundi i tij është më afër se çdo herë. Unë personalisht mburrem që jam pjesë e Vetëvendosjes dhe njëra ndër arsyet është që kurrë për asnjë moment nuk është bërë lakmitare për interesa momentale e as për personale. Shkurt e shqip Hashim Thaçi nuk mund të luaj me Vetëvendosjen si me të tjerët, prandaj edhe shigjetat e Thaçit janë të drejtuara nga Albini dhe LVV-se”, ka thënë deputetja Drita Millaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat