Mehazi: Haradinaj duhet të jetë politikisht i frikshëm ndaj Vuçiqëve e Daçiqëve

Politika

Mehazi: Haradinaj duhet të jetë politikisht i frikshëm ndaj Vuçiqëve e Daçiqëve

Nga: D.B Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 21:34
Ramush Haradinaj

Tarifat, krijimi i Ushtrisë së Kosovës dhe zbatimi i ligjit për Statusin e Trepçës si shoqëri aksionare, janë grushte nokdaunëve për Serbinë.

Në një prononcim për “Bota sot” njohësi i çështjeve politike Sulejman Mehazi, ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj, ashtu siç e ka kritikuar për Çakorrin, po ashtu duhet të kritikojë ofensivën politike ndaj Serbisë, në mënyrë që populli ta përkrah atë.

Sipas tij, pas Pavarësisë Kosova politikisht asnjëherë nuk ka qenë më e pozicionuar e më superiore ndaj Serbisë se sa këtyre ditëve e muajve të fundit, me tre veprimet tuaja qeverisëse.

Image
Sulejman Mehazi

“Tarifat 100%, krijimi i Ushtrisë së Kosovës dhe zbatimin e ligjit për Statutin e Trepçës si shoqëri aksionare, ka qenë një grusht nokdaunëse që u dhanë serbëve. Mendoj se vetëm  kështu me veprime politike dhe bindëse e sulmuese mundet Serbia, ndryshe assesi jo. Kështu që Haradinaj ashtu si ka qenë për paramilitarët, policët e ushtrinë serbe i frikshëm gjatë lutës së UÇK-së , ashtu duhet të jetë politikisht i njëjtë edhe ndaj Vuçiqave e Daçiqave. Jam i befasuar se përse pikërisht njerëzit e luftës si Haradinaj ashtu siç kanë vepruar edhe më parë, rrinë të heshtur dhe pasiv  së bashku me Thaçin e Veselin ndaj politikës së vrazhdë serbe. Çuditem se përse Ramush Haradinaj lejon veten që të kritikohet nga persona të cilët  nuk farë meritë, nga të tillët që nuk e kanë kapur kurrë pushkën me dorë për ta mbrojtur Kosovën”, ka thënë profesor Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat