Jeta e Albin Kurtit në rrezik nga mbetjet e UDB-së?

Politika

Jeta e Albin Kurtit në rrezik nga mbetjet e UDB-së?

Nga: Diana Bunjaku Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 21:53
Albin Kurti

“Për sa i përket asaj se a është Kurti i rrezikuar nga mbetjet e UDB-së mendoj se Albini e ka përkrahjen e popullit dhe jam e bindur se shumë shpejt do të jenë të rrezikuar vetëm ata që do të guxojnë të luajnë me sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës. Në Kosovë veprojnë shumë shërbime të huaja dhe rreziku është i vazhdueshëm, pra aty ku është rrezikuar duhet të jetë i “rrezikuar”, ka thënë deputetja  Drita Millaku.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po konsiderohet si i vetmi lider në Kosovë që mund të marr pushtetin aktualisht,  kjo për faktin se ai është i vetmi lider në Kosovë që i sfidon dhe ua rrezikon pushtetin Klanit “Pronto”.

Si rrjedhojë e kësaj, njohës të rrethanave politike në vend, konsiderojnë se Kurtit mund t`i rrezikohet edhe jeta nga kundërshtarë poltik, të cilët i frikësohen ardhjes së tij në pushtet.

Një kundërshtim i hapur Kurtit po i vije edhe nga gazetari Baton Haxhiu, i cili Lëvizjen Vetëvendosje e ka etiketuar edhe si “organizatë kriminale”.

Derisa,  Kurti në një deklaratë të tij, ka shënjestruar dhe hedhur akuza Haxhiut, duke thënë se ai ka lidhje me eksponentë të caktuar të Shërbimit Shtetëror të Serbisë, por nga ana tjetër ka edhe ndikim të madh në Tiranë.

Ai e quajti Haxhiun si ndërmjetësuesin e Beogradit në Tiranë.

"Ndërmjet Thaçit dhe Vuçiçit ndërmjetësues është Baton Haxhiu, i cili dikur ishte ndërmjetësues mes Mahmut Bakallit dhe shefit të Shërbimit Informativ Shtetëror Ivica Stanishiç. Ky person ka një fuqi edhe mbi kryeministrin e Shqipërisë, e të them të drejtën nuk e di pse. Më është dukur enigmë, por kur një enigmë zgjatet shumë bëhet mister. Ky person kaq i urryer në Kosovë të ketë ndikim kaq të madh në Kosovë, që të vinte puna që nëpërmjet Kosovës të kishte ndikim Beogradi në Tiranë, këtë kurrë se kisha menduar", është shprehur Kurti në News24.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në gazetën "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat