“AKR-ja “xhoker” i opozitës për zgjedhje të reja”

Politika

“AKR-ja “xhoker” i opozitës për zgjedhje të reja”

Nga: A.M. Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 22:02
Foto arkiv -Behgjet Pacolli, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj

Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh Zëvendësministri në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, ka kërkuar që të rishqyrtohet koalicioni me Behgjet Pacollin.

Lidhur më këtë çështje, analisti politik, Islam Krasniqi është shprehur për “Bota sot” se nuk mund të aprovohet një kërkesë e tillë, por nëse ndodh një gjë e tillë mund të vij deri të fundi i qeveris së Haradinajt.

“Nuk mund të aprovohet kërkesa e Zyrtarit të lartë të PDK-së, njëherësh edhe Zv/ministr, Gani Koci, që të rishqyrtohet koalicioni me Behgjet Pacollin, sepse qeveria është në numra e kufizuar dhe çdo  rikonstruktim brenda  koalicionit qeverisës, që prek postet e AKR-së mund t'ia jep fundin qeveris së Haradinajt”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Islam Krasniqi

Për më tepër, ai ka thëksuar se AKR-ja do të jetë një “xhoker” i opozitës për ta dërguar vendin në zgjedhje të reja.

“AKR-ja ka nxanë kryet koalicioni qeverisës dhe ka luajtur ashtu si ka dashtur duke marrur përgjegjësi apo udhëhequr 4 ministri, gjegjësisht edhe dy nga ministrit kryesore brenda qeveris aktuale me vetëm dy deputet. Andaj nëse preken kolltukët e AKR-së në qeveri, atëherë AKR-ja do të jetë një xhoker i opozitës për ta dërguar vendin në zgjedhje të reja”, ka përfunduar Koci për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat