Analisti i njohur tregon pse  duhet larguar AKR-në nga koalicioni PAN

Politika

Analisti i njohur tregon pse  duhet larguar AKR-në nga koalicioni PAN

Nga: A.M. Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 20:15
Qeveria e Kosovës

Zyrtari i lartë i PDK-së, njëherësh edhe Zv/ministër, Gani Koci, ka kërkuar që të rishqyrtohet koalicioni me Behgjet Pacollin, për shkak se partia e këtij të fundit e ka vetëm një deputet në Kuvendin e Kosovës.

Këtë për “Bota sot” e ka komentuar analisti politik, Ismet Haziri, duke thënë se një gjë e tillë do të përbënte shkelje flagrante e rregullave të demokracisë.

“Kjo për mendimin tim nuk duhet të jetë temë, ngase ne si popull apo Sovran nuk kemi votuar që të jetë një qeverisje e cila nuk e ka marr votën, prandaj kjo është shkelje flagrante e rregullave te demokracisë. Kosova duhet që njëherë e mirë, dashen a nuk dashen, u pëlqeu, a nuk u pëlqeu, të qeverisët sipas votës dhe verdiktit të popullit”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai është shprehur se, nuk e di se me cilat matematika hynë sikush në gjithë këto pozita me përgjegjësi sikur që është rasti me zotin Pacolli dhe Dardan Gashi.

Image
Ismet Haziri

“Prandaj, as nuk më shkon mendja të bëjë tifo për përfaqësuesin e PDK, por në ketë rast ka të drejtë ma shumë se 100%. Unë nuk e di se me cilat matematika hynë sikush në gjithë këto pozita me përgjegjësi sikur që është rasti me zotin Pacolli dhe Dardan Gashi dhe jo vetëm këta gjenden ne këto pozita pa votat e nevojshme gjithherë sipas kushtetutës dhe ligjit për zgjedhje ne RKS. Se a do ketë rikonstruktim, kjo gjë nuk varet nga opinionet apo analizat tona, por nga vullneti i politikë bërësve që të kenë guximin dhe gatishmëri që të ballafaqohen me një situate shumë të vështirë që gjendet Kosova. Prandaj do të ishte akt patriotik që shumica të i marr detyrat që e ka autorizuar populli”, ka përfunduar Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat