“Urimi i Thaçit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, i zbehtë ashtu sikurse i Ivanovit”

Politika

“Urimi i Thaçit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, i zbehtë ashtu sikurse i Ivanovit”

Nga: D. B. Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 20:40
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar  se nënshkrimi i protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO është një fitore e vlerave perëndimore dhe përafrim i rajonit drejt integrimit euroatlantik.

Ai me këtë rast ka përgëzuar spektrin politik në Maqedoninë e Veriut për këtë të arritur, për të cilën tha se do të sjellë më shumë paqe, stabilitet dhe siguri në rajon.

Thaçi në postimin e tij në Facebook shkruan gjithashtu se marrëveshja gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi do të jetë hapi tjetër drejt përmbylljes së konflikteve në rajon dhe hapjes së rrugës drejt anëtarësimit në Kombet e Bashkuara, NATO dhe Bashkim Evropian.

Në lidhje me këtë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mahazi ka thënë për “Bota sot” se nënshkrim i protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë Veriore në NATO është fitore e dy qeverive: e Maqedonisë Veriore dhe e Greqisë, e jo e Kryetarit të Maqedonisë Ivanovit.

Sipas tij, kjo fitore e vlerave euro-atlantike perëndimore e Maqedonisë për Hashim Thaçin më shumë le të bëhet shembull se gjatë dialogut me Serbinë të merr pjesë jo ai, po qeveria e Kosovës në krye me Haradinaj, njësoj sikurse mori pjesë kryeministri i Maqedonisë Zaevi me homologun e tij grekë.

Image
Sylejman Mehazi

“Suksesi i dialogut, i marrëveshjes së Maqedonisë me Greqinë s'ishin kryetarët e dy shteteve, por kryeministrat e dy qeverive. Urimi i Hashim Thaçit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO është i zbehtë sikurse i Ivanovit të Maqedonisë. Pse e themi këtë? E themi se pengesë kryesore e marrëveshjes Maqedoni-Greqi ishte Ivanovi, kurse në Kosovë, pengesë kryesore e dialogut me Serbinë është Thaçi për mos ndarjen e Kosovës, e jo qeveria e Kosovës, Pra, në Maqedoni pengesë e marrëveshjes me Greqinë ishte Kryetari Ivanovi, kurse në Kosovë pengesë kryesore e marrëveshjes me Serbinë është Thaçi për ndarjen e Kosovës”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Mehazi, duke shtuar se në Maqedoni kryetari Ivanov bën krye në vete, kurse në Kosovë Hashim Thaçi në dialog me Serbinë krye me vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat