“Me asnjë çmim Kosova nuk guxon të pranojë që statuti i “Trepçës” të bëhet çështje e dialogut!”

Politika

“Me asnjë çmim Kosova nuk guxon të pranojë që statuti i “Trepçës” të bëhet çështje e dialogut!”

Nga: G.B Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 23:05
Trepça

BE ka kërkuar që në dialogun me Serbinë të përfshihet edhe Trepça, pasi mbrëmë Aleksandër Vuçiq tha se dialogu nuk do të vazhdojë pa u hequr statuti i Trepçës, që është votuar të shtunën në Kuvend.

Lidhur me këtë ka pasur reagime të shumta, e njohësi i çështjeve politike në vend, Skënder Zogaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se BE përpiqet që çdo problem ta zgjidhë në mënyrën më të lehtë.

“BE-ja dhe në përgjithësi bashkësia ndërkombëtare çdo lloj problemi përpiqet që ta zgjidh me mënyrën dhe mjetet më të lehta të mundshme, e kjo nënkupton se, parimet nuk janë gjithnjë e gjithmonë të njëjta, por kushtëzohen nga zhvillimet ndërkombëtare ndaj vendeve të krizës! Kosova i ka tejkaluar të gjitha afatet prandaj BE-ja nuk mund të pres pakufishëm’, është shprehur ai,

Image
Skënder Zogaj

Sipas Zogajt, BE këtë e bën për t’i shpëtuar zgjidhjes dhe Kosova assesi nuk guxon të pranojë që statuti i Trepçës të bëhet pjesë e dialogut.

“Nëse që 20-vjet nuk është përcaktuar statusi i “Trepçës”, ka rrezik që BE të propozojë që statusi i “Trepçës” të bëhet pjesë e dialogut Kosovë-Serbi! Nuk mendoj se BE-ja këtë e bën për t’ia mbajtur anën, por për ta shpejtuar zgjidhjen! Kosova duhet të kuptoj se tash është në fazën e pagesës së gabimeve të rënda që i ka bërë! Me asnjë çmim Kosova nuk guxon të pranojë që statuti i “Trepçës” të bëhet çështje e dialogut! Assesi! BE- ja është duke sprovuar”, ka deklaruar Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat