Pas rastit të 16 vjeçares në Drenas, kërkohet vetting në polici dhe gjyqësi

Politika

Pas rastit të 16 vjeçares në Drenas, kërkohet vetting në polici dhe gjyqësi

Nga: A.M. Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 15:26
Ilustrim

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se Vettingu është e vetmja shpresë për të rishikuar punën individuale të gjyqtarëve, prokurorëve dhe sektorit të lartë policisë.

“Patjetër Vettingu është e vetmja shpresë për të rishikuar punën individuale të gjyqtareve , prokuroreve dhe sektorit të lartë policisë,  vettingu dhe  verifikimi i të gjitha deklaratave të ashtuquajturve që merren me politik dhe paranë publike duhet  bërë verifikimi i pasurive  të tyre, çdo gjë që nuk mund të verifikohet dhe argumentohet si pasuri duhet të konfiskohet”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka shtuar se politika ka bashkëjetuar me gjyqësorin dhe prokurorin, si dhe qindra raste të korrupsionit të lartë të mos trajtohen fare kjo është përshtypje e BE e SHBA.

“Gjyqtarët dhe prokurore që janë të përfshirë po ashtu në kontrata të dyfishta të ndaluara me ligj dhe parime ndërkombëtarë të drejtësisë , realisht politika ka bashkëjetuar me gjyqësori dhe prokurorin dhe kjo është evidente ku deputet të PDK përkrahen për mbajte të pagave të njëjta të kota të organeve drejtësisë që janë kapur nga ky subjekt politik, gjyqësori po bëhet nga politika , pa ndryshim te kësaj qeverisje  nuk ka gjë, kapja e shtetit dhe organeve të pavarura është e qartë, por pa ndryshim në skenën politike ky gjyqësor dhe prokurori po shkon teposhtë, krijimi i varësisë se  këtyre organeve nga politika , që emërtohet drejtësi e blerë me  rritje pagash, ka bërë që qindra raste të korrupsionit të lartë te  mos trajtohen fare kjo është përshtypje e BE e SHBA dhe e të gjithë, organet e drejtësisë janë efikas ene rastet e shumta por ato politike dhe korruptive fare , kjo kërkona qe te ketë një reform të plotë kadrovike përmes vettingut  për të vu në binarë të drejta drejtësinë”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot” .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat