Abazi: Krejt çka ka mbetur është pazari me deputetë e parti

Politika

Abazi: Krejt çka ka mbetur është pazari me deputetë e parti

Nga: G.B Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 14:54
Haki Abazi

Takime të shumta pati së fundmi ta liderëve të partive në koalicion, për shkak të taksës së vendosur ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.

E madje kryeministri paralajmëroi edhe zhvillime të papritura në ditët në vijim. Në anën tjetër, opozita ka kohë që ka paralajmëruar sjelljen e mocionit për rrëzimin e Qeverisë në Kuvend, por që nuk e ka bërë deri tash për shkak se nuk i ka numrat.

Lidhur me koalicionin dhe mocionin e votëbesimit, njohësi i çështjeve politike Haki Abazi, ka thënë se Qeveria është e rrëzuar, nuk e ka shumicën dhe nuk ka legjitimitet të plotë dhe kështu si është, ka mbetur pazari me deputetë e parti.

“Qeveria është e rrëzuar, ajo nuk është duke kryer të gjitha funksionet dhe nuk ka legjitimitet të plotë. Qeveria nuk e ka shumicën dhe ky është parakusht për qeverisje. Nuk është opozita ajo që duhet ta rrëzojë qeverinë, është qeveria që duhet respektuar kushtetutën dhe sistemin demokratik parlamentar. Qeveria është duke funksionuar pa shumicë që e aborton demokracinë dhe shton nivelin e korrupsionit jo vetëm financiar. Në formën se si po sillet qeveria dhe krerët institucional krejt çka ka mbetur është pazari me deputetët dhe parti, blerje dhe shantazh dhe sforcime e përdorim të prapaskenave dhe shkëmbimeve për interesa vetanake”, ka deklaruar Haki Abazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat