Eksperti i sigurisë flet për kërcënimin e Vuçiqit me luftë - Bota Sot
Eksperti i sigurisë flet për kërcënimin e Vuçiqit me luftë

Politika

Eksperti i sigurisë flet për kërcënimin e Vuçiqit me luftë

Nga: A.M. Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 19:28
Foto ilustruese - Thaçi, Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se një shkëndijë mund të ndez të gjithë regjionin

"Çmimi është i lartë, ndërsa njerëzit paqen dhe stabilitetin e shohin si të kryer. Nuk është ashtu, sepse një shkëndijë mund të ndez të gjithë regjionin. Nëse ata duan nuk duan (paqe e stabilitet) atëherë le të thonë çfarë të duan. Por le të mbajnë të paktën dhjetë ditë qëndrimet e tyre, sepse unë po dëgjoj brenda ditës nga pesë deklarata të ndryshme", tha Vuçiq që mori pjesë në fillimin e banesave për pjesëtarët e forcave të sigurisë në Vranje, transmeton “Bota sot”.

Lidhur më këtë deklaratë, njohësi i çështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava ka thënë se ai po i përdorë metodat kërcënuese për luftë, por sigurinë territoriale në Kosovë garanton KFOR-i dhe NATO.

“Një reagim i tillë nuk po i shkon për shtati Vuçiqit, dhe ai po i përdorë metodat kërcënuese për lufte, si metode e luftës speciale, e që në realitet ai mirë e din se po ndodhi që të sulmohet Kosova nga Serbia, ma nuk do të ketë Serbi. Sigurinë territoriale të Kosovës, sipas marrëveshjes se Kumanovës e garanton KFOR-i dhe NATO”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Më tej, ai ka shtuar se Vuçiqi gjendet në një panik për shkak të mos suksesit të tij politik

Image
Hajrullah Tërnava

“Prandaj shkëndijat e Vuçiqit nuk ekzistojnë, sepse ai mirë e ka të qartë çfarë ka ndodhur në lufte të Serbisë me NATO-ne në vitin 1999 se edhe ai vete në atë kohë ishte njëfarë ministri i Millosheviqit.  Vuçiq tani gjendet në një panikë se për mos suksese të politikes së tij mund ti shkoj edhe koka, sikur që ka ndodhur në të kaluarën më shumë udhëheqës të Serbisë, prandaj ai tani është në gjendje ti përdorë të gjitha metodat për t`ia arritur qëllimit”, ka potencuar Tërnava “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...